bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Mark 15
Mark 15
albanian-2018
1
Në mëngjes herët kryepriftërinjtë së bashku me pleqtë, shkruesit dhe gjithë sinedrin, pasi u këshilluan, e lidhën Jezuin, e morën e ia dorëzuan Pilatit.
2
Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?». Jezui iu përgjigj: «Ti vetë po e thua».
3
Ndërkaq kryepriftërinjtë e padisnin për shumë gjëra.
4
Dhe Pilati e pyeti përsëri: «Nuk po jep asnjë përgjigje? Shiko për sa gjëra po të padisin».
5
Por Jezui nuk iu përgjigj për asgjë, gjë që e çuditi shumë Pilatin.
6
Për çdo festë Pashke Pilati lironte një të burgosur sipas kërkesës së turmës.
7
Një njeri që quhej Barabë gjendej në burg bashkë me disa kryengritës të tjerë, të cilët kishin bërë një vrasje në një kryengritje.
8
Atëherë erdhi turma e filloi t'i kërkonte Pilatit atë që ai e kishte zakon të bënte për ta.
9
Pilati i pyeti: «A doni t'ju liroj mbretin e judenjve?».
10
Sepse ai e kishte kuptuar se kryepriftërinjtë ia kishin dorëzuar Jezuin nga smira.
11
Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën që në vend të tij të lironte Barabën.
12
Pilati u tha përsëri: «Atëherë çfarë doni të bëj me atë që e quani mbret të judenjve?».
13
Ata thirrën përsëri: «Kryqëzoje!».
14
Por Pilati u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë?». Atëherë ata thirrën edhe më fort: «Kryqëzoje!».
15
Kështu Pilati, për të kënaqur turmën, liroi Barabën dhe, pasi e fshikulluan Jezuin, e dorëzoi që ta kryqëzonin.
16
Atëherë ushtarët e morën Jezuin dhe e futën në oborrin e pallatit, domethënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.
17
E veshën me purpur dhe, pasi thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë.
18
Pastaj filluan t'i thoshin: «Tungjatjeta, o mbreti i judenjve!».
19
E godisnin në kokë me kallam, e pështynin dhe duke rënë në gjunjë, përkuleshin para tij.
20
Pasi e tallën, ia hoqën petkun e purpurt dhe e veshën me rrobat e veta. Pastaj e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
21
Atëherë detyruan një kalimtar që po kthehej nga ara, njëfarë Simoni nga Kirena, i ati i Aleksandrit e i Rufit, të mbartte kryqin e Jezuit.
22
Kështu e çuan Jezuin në vendin e Golgotës që do të thotë «Vendi i Kafkës»
23
dhe i dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
24
Pastaj e kryqëzuan dhe hodhën short për të ndarë rrobat e tij, që të shihnin çfarë do t'i binte secilit.
25
Ishte ora nëntë e mëngjesit kur e kryqëzuan.
26
Mbishkrimi me shkakun e dënimit thoshte: «Mbreti i judenjve».
27
Bashkë me të kryqëzuan edhe dy kusarë, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij.
29
Kalimtarët e fyenin, tundnin kokën e thoshin: «Ti që do ta shkatërroje tempullin e do ta ndërtoje për tri ditë,
30
shpëto veten e zbrit nga kryqi!».
31
Edhe kryepriftërinjtë me shkruesit e tallnin e thoshin: «Të tjerët i shpëtoi, ndërsa veten nuk e shpëtuaka dot.
32
Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi, që të shohim e të besojmë». Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të e përqeshnin.
33
Në mesditë u bë errësirë në gjithë tokën deri në orën tre të pasdites.
34
Në orën tre pasdite Jezui thirri me zë të lartë: « Eloi, Eloi lema sabakthani? » që e përkthyer do të thotë: « Perëndia im, Perëndia im, përse më braktise? ».
35
Disa nga ata që ishin aty, kur e dëgjuan, thanë: «Ja, po thërret Elinë».
36
Dikush shkoi me vrap dhe, pasi ngjeu një sfungjer në uthull, e vuri në një kallam, ia drejtoi Jezuit e tha: «Prisni, të shohim nëse do të vijë Elia për ta zbritur».
37
Jezui lëshoi një britmë të madhe e dha shpirt.
38
Atëherë veli i tempullit u gris më dysh nga lart deri poshtë.
39
Kryeqindësi që rrinte përballë tij, kur e pa duke dhënë shpirt në atë mënyrë, tha: «Me të vërtetë ky njeri paska qenë Biri i Perëndisë».
40
Aty gjendeshin edhe disa gra që shikonin nga larg. Ndër to ishin Maria Magdalena, Maria nëna e Jakobit të vogël dhe e Josesë, si dhe Salomeja,
41
të cilat e kishin ndjekur e i kishin shërbyer kur Jezui ishte në Galile; ishin edhe shumë të tjera që kishin ardhur me të në Jerusalem.
42
Tashmë kishte rënë mbrëmja dhe ishte e premte, domethënë vigjilja e së shtunës.
43
Jozefi nga Arimateja, anëtar i respektuar i sinedrit, që gjithashtu priste mbretërinë e Perëndisë, shkoi me guxim te Pilati e i kërkoi trupin e Jezuit.
44
Pilati, i çuditur që tashmë kishte vdekur, thirri kryeqindësin dhe e pyeti nëse kishte shumë kohë që kishte vdekur.
45
Pasi u njoftua nga kryeqindësi, ia dha kufomën Jozefit.
46
Ky bleu një pëlhurë prej liri, e zbriti kufomën nga kryqi dhe pasi e mbështolli, e vuri në një varr të hapur në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur mbi grykën e varrit.
47
Ndërkaq, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Josesë, e panë ku e vunë Jezuin.
← Chapter 14
Chapter 16 →