bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Luke 23
Luke 23
albanian-2018
1
Atëherë tërë turma e tyre u ngrit, e çuan Jezuin te Pilati
2
dhe filluan ta padisnin kështu: «E zumë këtë njeri duke e nxjerrë popullin tonë nga udha. Ai ndalon t'i paguhen taksat Cezarit, e quan veten Krisht e thotë se është mbret».
3
Atëherë Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?». Jezui iu përgjigj: «Ti vetë po e thua».
4
Atëherë Pilati u tha kryepriftërinjve e turmave: «Nuk gjej asnjë faj te ky njeri».
5
Por ata ngulnin këmbë e thoshin: «Ai e ngre popullin në këmbë duke mësuar njerëzit nëpër tërë Judenë, që nga Galilea deri këtu».
6
Kur e dëgjoi këtë, Pilati pyeti nëse ky njeri ishte galileas.
7
Si mori vesh se Jezui vinte nga krahina që qeverisej prej Herodit, e dërgoi tek ai, meqenëse Herodi gjendej në Jerusalem ato ditë.
8
Kur e pa Jezuin, Herodi u gëzua shumë. Ai kishte shumë kohë që donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar për Jezuin e shpresonte ta shihte duke bërë ndonjë shenjë.
9
Ai e pyeti gjatë, por Jezui nuk iu përgjigj.
10
Aty ishin edhe kryepriftërinjtë e shkruesit, të cilët e padisnin plot zemërim.
11
Edhe Herodi me ushtarët e vet e tallën dhe e përqeshën Jezuin. Pastaj i hodhën mbi supe një veshje të shndritshme dhe e dërguan te Pilati.
12
Atë ditë Herodi e Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, sepse më parë kishin qenë në armiqësi.
13
Atëherë Pilati thirri kryepriftërinjtë, krerët dhe popullin
14
e u tha: «Më keni sjellë këtë njeri e më thoni se ai e nxjerr popullin nga udha. Ja, unë e hetova para syve tuaj, por nuk e gjeta te ky njeri fajin për të cilin e padisni
15
dhe as Herodi, sepse ai e ktheu te ne. Ky nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
16
Prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj».
18
Atëherë ata bërtitën të gjithë së bashku: «Vrite këtë e na liro Barabën».
19
Barabën e kishin futur në burg për një kryengritje që kishte ndodhur në qytet dhe për vrasje.
20
Pilati, që dëshironte ta lironte Jezuin, iu drejtua përsëri atyre,
21
por ata bërtisnin e thoshin: «Kryqëzoje, kryqëzoje!».
22
Për të tretën herë ai u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë? Nuk kam gjetur tek ai asnjë faj për ta dënuar me vdekje, prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj».
23
Por ata ngulnin këmbë dhe kërkonin me britma të mëdha që të kryqëzohej. Ulërimat e tyre bëheshin gjithnjë e më të forta.
24
Atëherë Pilati vendosi t'u plotësohej kërkesa.
25
Liroi njeriun që kishin kërkuar, atë që ishte futur në burg për kryengritje e vrasje, dhe u dorëzoi Jezuin, siç dëshironin ata.
26
Ndërsa po e çonin për ta kryqëzuar, morën njëfarë Simoni nga Kirena, i cili po vinte nga ara dhe i ngarkuan kryqin që ta mbartte pas Jezuit.
27
Një turmë e madhe njerëzish shkonin pas tij. Mes tyre ishin edhe disa gra që rrihnin kraharorin e qanin për të,
28
por Jezui u kthye drejt tyre e u tha: «Bija të Jerusalemit, mos qani për mua, por qani për veten dhe për fëmijët tuaj.
29
Po vijnë ditët në të cilat do të thuhet: “Lum shterpat, lum ato që nuk lindën kurrë dhe gjinjtë që nuk mëkuan!”.
30
Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: “Bini mbi ne” dhe kodrave: “Na mbuloni!”.
31
Dhe nëse bëjnë kështu me drurin e njomë, çfarë do të ndodhë me të thatin?».
32
Ata sollën edhe dy keqbërës të tjerë për t'i kryqëzuar bashkë me Jezuin.
33
Kur arritën te vendi që quhej: «Kafka», kryqëzuan aty Jezuin dhe të dy keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij.
34
Pastaj Jezui tha: «Atë, fali, se nuk dinë çfarë bëjnë ». Dhe ata hodhën short për të ndarë rrobat e tij.
35
Populli rrinte aty e shikonte, ndërsa krerët e përqeshnin e thoshin: «Të tjerët i shpëtoi. Nëse ai është Krishti i Perëndisë, i Zgjedhuri, le ta shpëtojë veten».
36
Edhe ushtarët e përqeshnin. Ata erdhën, i sollën uthull
37
e i thanë: «Nëse je mbreti i judenjve, shpëto veten!».
38
Mbi të gjendej ky mbishkrim: «Ky është mbreti i judenjve».
39
Njëri nga keqbërësit e varur në kryq e fyente duke i thënë: «A nuk je ti Krishti? Shpëto veten dhe ne!».
40
Por tjetri e qortoi e i tha: «A nuk e druan Perëndinë, ti që po vuan të njëjtin dënim si ai?
41
Ne jemi dënuar me të drejtë, se po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi bërë, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe».
42
Pastaj tha: «Jezu, kujtohu për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde».
43
Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them, sot ti do të jesh me mua në parajsë».
44
Aty nga mesdita, errësira mbuloi gjithë tokën deri në orën tre pasdite.
45
Dielli u zu e veli i tempullit u gris më dysh.
46
Atëherë Jezui thirri me zë të lartë e tha: «Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim ». Pasi tha këto, dha shpirt.
47
Kur pa çfarë kishte ndodhur, kryeqindësi përlëvdoi Perëndinë e tha: «Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë».
48
Të gjitha turmat që ishin mbledhur aty për të parë këtë ngjarje, panë se çfarë ndodhi e u kthyen duke rrahur kraharorin.
49
Ndërsa të gjithë të njohurit e tij, bashkë me gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea, rrinin në njëfarë largësie dhe shikonin këto gjëra.
50
Aty ishte një njeri i mirë e i drejtë me emrin Jozef. Ai ishte anëtar i sinedrit,
51
por nuk e kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Jozefi ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Perëndisë.
52
Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit.
53
Atëherë e zbriti nga kryqi, e mbështolli me një pëlhurë prej liri dhe e vendosi në një varr të hapur në shkëmb, ku nuk ishte vënë ende askush.
54
Ishte e premte, duke u gdhirë e shtunë.
55
Gratë, që kishin ardhur nga Galilea me Jezuin, e ndoqën pas Jozefin. Ato e panë varrin dhe sesi ishte vendosur trupi i Jezuit.
56
Pastaj u kthyen dhe përgatitën vajra erëmirë e mirrë. Të shtunën pushuan sipas ligjit.
← Chapter 22
Chapter 24 →