bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Leviticus 6
Leviticus 6
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«Jepi këtë urdhër Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e shkrumbimit: flija e shkrumbimit të vendoset mbi vatrën e zjarrit të altarit gjatë gjithë natës, deri në mëngjes. Zjarri i altarit të mbahet ndezur.
3
Prifti, i veshur me petkun dhe mbathjet prej liri, të mbledhë prej altarit hirin e flisë së shkrumbimit, që ka djegur zjarri, e ta derdhë pranë altarit.
4
Mandej, t'i heqë ato rroba e të veshë të tjera dhe ta çojë hirin jashtë fushimit, në një vend të pastër.
5
Zjarri mbi altar të mbahet ndezur dhe të mos lihet të shuhet. Çdo mëngjes, prifti ta ushqejë me dru, të vendosë mbi të flinë e shkrumbimit e të djegë mbi të dhjamin e flive të paqtimit.
6
Zjarri mbi altar të rrijë përherë ndezur e të mos shuhet.
7
Ky është udhëzimi për flinë e drithit: flinë e drithit e paraqesin para altarit në prani të Zotit bijtë e Aronit.
8
Prifti të marrë një grusht majë mielli prej flisë së drithit, një pjesë të vajit, si dhe të gjithë temjanin e vendosur mbi flinë e drithit e t'i djegë mbi altar si fli erëkëndshme përkujtimi për Zotin.
9
Pjesën e mbetur ta hanë Aroni e bijtë e tij si bukë të ndorme. Ta hanë në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit.
10
Të mos piqet me tharm, sepse është pjesa që u kam dhënë prej flive të zjarrit. Ajo është shumë e shenjtë, ashtu si flitë për mëkatin dhe flitë për fajin.
11
Prej saj mund të hanë të gjithë pasardhësit meshkuj të Aronit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në lidhje me flitë e zjarrit për Zotin. Kush i prek ato, bëhet i shenjtë».
12
Zoti i tha Moisiut:
13
«Ditën që vajosen si priftërinj, Aroni e bijtë e tij të kushtojnë para Zotit tre kilogramë majë mielli si fli drithi të përhershme, gjysmën në mëngjes e gjysmën në darkë.
14
Të përgatitet me vaj në saç, të jetë e rrahur mirë e të paraqitet si fli drithi e thyer në copa, si fli erëkëndshme për Zotin.
15
Kështu do të veprojë edhe kush do të vajoset si prift nga bijtë e tij për ta pasuar. Ky është rregull i përhershëm dhe e gjithë flija do të digjet për Zotin.
16
Çdo fli drithi e kushtuar prej priftit të digjet e tëra e të mos hahet».
17
Zoti i tha Moisiut:
18
«Thuaji Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e mëkatit: në vendin ku theret flija e shkrumbimit, atje të theret edhe flija për mëkatin para Zotit. Kjo është një gjë shumë e shenjtë.
19
Prifti që kushton flinë për mëkatin të hajë prej saj në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit.
20
Çdo gjë që prek mishin e flisë është e shenjtë. Nëse bie ndonjë pikë prej gjakut të saj në rrobë, rroba të lahet në vend të shenjtë.
21
Ena e baltës, në të cilën është gatuar flija, të thyhet. Nëse është gatuar në enë të bronztë, ena të fërkohet mirë e të shpëlahet me ujë.
22
Prej saj mund të hajë çdo mashkull i familjeve priftërore, sepse është një gjë shumë e shenjtë,
23
ndërsa flija për mëkatin, një pjesë e gjakut të së cilës është çuar në tendën e takimit për të bërë shlyerjen e mëkatit në shenjtërore, të mos hahet, por të digjet në zjarr».
← Chapter 5
Chapter 7 →