bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Lamentations 5
Lamentations 5
albanian-2018
1
Kujtohu, o Zot, për çfarë na gjeti, shikoje e vëreje poshtërimin tonë.
2
Trashëgimia jonë u kaloi të huajve, shtëpitë tona të panjohurve.
3
U bëmë jetimë pa atë, nënat tona si të veja.
4
Për ujin na duhen para, edhe drutë e kanë një çmim.
5
Na kanë rënë në qafë, u zalisëm e nuk gjejmë prehje.
6
I shtrijmë dorën Egjiptit e Asirisë për t'u nginjur me bukë.
7
Etërit tanë mëkatuan e nuk janë më, por fajin e tyre e mbartim ne.
8
Skllevërit na sundojnë, s'ka kush na shpëton prej dorës së tyre.
9
Luajmë me jetën për bukë përballë shpatës së shkretëtirës.
10
Furrë na u bë lëkura nga zhegu i urisë.
11
Gratë u dhunuan në Sion, vashat në qytetet e Judës.
12
Princat i varën me duart e veta, pleqtë nuk i nderojnë.
13
Të rinjtë mbartin mokrën, djelmoshat luhaten nën barrën e druve.
14
Pleqtë nuk dalin te portat, rinia e la muzikën.
15
Zemrës sonë iu shua gëzimi, vallja na u kthye në zi.
16
Kurora na ra nga koka, mjerë ne, se mëkatuam.
17
Prandaj na u mek zemra, prandaj na u errën sytë,
18
se u shkretua mali i Sionit, dhelprat enden nëpër të.
19
Por ti, o Zot, mbetesh përgjithmonë, froni yt, brez pas brezi.
20
Pse na harrove fare? A do të na braktisësh gjatë?
21
Na kthe te ti, o Zot, e ne do të kthehemi, përtëriji ditët tona si dikur.
22
Mos na ke dëbuar përgjithmonë dhe je tejet i zemëruar me ne?
← Chapter 4