bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Judges 10
Judges 10
albanian-2018
1
Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin Tolai, biri i Puahut, të birit të Dodoit, nga fisi i Isaharit. Tolai jetonte në Shamir, në malësinë e Efraimit.
2
Ai qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet. Pastaj vdiq dhe u varros në Shamir.
3
Pas Tolait doli Jairi nga Gileadi. Jairi qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e dy vjet.
4
Ai kishte tridhjetë djem, që kalëronin mbi tridhjetë gomarë. Ata kishin tridhjetë fshatra, që edhe sot e kësaj dite quhen fshatrat e Jairit. Këto fshatra ndodhen në tokën e Gileadit.
5
Jairi vdiq e u varros në Kamon.
6
Izraelitët bënë sërish çka është keq në sytë e Zotit e i shërbyen Baalëve dhe Ashtarotës, perëndive të Aramit, të Sidonit, të Moabit, të Amonit dhe të filistinëve. E braktisën Zotin e nuk i shërbyen më.
7
Zemërimi i Zotit u ndez kundër izraelitëve dhe ai i dorëzoi te filistinët dhe amonitët.
8
Atë vit e për tetëmbëdhjetë vjet me radhë ata i dërrmuan e i shtypën të gjithë izraelitët që gjendeshin përtej Jordanit, në Gilead, në tokën e amoritëve.
9
Amonitët kaluan Jordanin për të sulmuar edhe Judën, Benjaminin dhe fisin e Efraimit. Izraeli ishte në mjerim të madh.
10
Atëherë izraelitët i thirrën në ndihmë Zotit e thanë: «Kemi mëkatuar kundër teje, sepse e kemi braktisur Perëndinë tonë dhe u kemi shërbyer Baalëve».
11
Zoti u tha: «Kur egjiptianët, amoritët, amonitët, filistinët,
12
sidonasit, amalekitët dhe maonitët ju shtypën me dhunë, ju më thirrët mua në ndihmë e unë ju shpëtova nga zgjedha e tyre.
13
Por ju më keni braktisur dhe u keni shërbyer perëndive të huaj, prandaj nuk do t'ju shpëtoj më.
14
Shkoni e thërrisni në ndihmë perënditë që keni zgjedhur. Le t'ju shpëtojnë ata nga kjo kohë mjerimi».
15
Izraelitët i thanë Zotit: «Kemi mëkatuar. Bëj me ne si të të duket më mirë, veçse, të lutemi, na shpëto edhe sot».
16
Atëherë izraelitët i flakën tej perënditë e huaja që kishin e i shërbyen Zotit. Zoti nuk e duroi dot më mjerimin e Izraelit.
17
Amonitët u mblodhën bashkë e fushuan në Gilead. Edhe izraelitët u mblodhën bashkë e fushuan në Micpah.
18
Atëherë krerët e popullit të Gileadit i thanë njëri-tjetrit: «Ai që do të nisë sulmin kundër amonitëve, do të bëhet prijësi i të gjithë banorëve të Gileadit».
← Chapter 9
Chapter 11 →