bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Joshua 19
Joshua 19
albanian-2018
1
Pjesa e dytë i ra me short fisit të Simeonit. Tokat e pasardhësve të Simeonit shtriheshin, sipas klaneve, brenda pronës së pasardhësve të Judës.
2
Pronë e tyre ishin Bersheba, Sheba, Moladahu,
3
Hacar Shuali, Balahu, Ecemi,
4
Eltoladi, Betuli, Hormahu,
5
Ciklagu, Bet Markaboti, Hacar Susahu,
6
Bet Lebaoti e Sharuheni, gjithsej trembëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
7
Kishin për pronë edhe Ajinin, Rimonin, Eterin e Ashanin, gjithsej katër qytete me fshatrat përreth,
8
si edhe të gjithë fshatrat që ndodheshin pranë këtyre qyteteve deri në Baalat Ber e Ramat Negev. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Simeonit, sipas klaneve.
9
Pjesa e pasardhësve të Simeonit u mor nga pjesa e pasardhësve të Judës, sepse pjesa e tyre ishte tepër e madhe për ta. Prandaj prona e pasardhësve të Simeonit është brenda pronës së pasardhësve të Judës.
10
Pjesa e tretë u ra me short pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Kufiri i pronës së tyre shtrihej deri në Sarid.
11
Prej andej kufiri shkonte drejt perëndimit për në Maralah. Arrinte në Dabeshet e në përroin kundruall Jokneamit.
12
Nga Saridi kthente drejt lindjes deri në kufijtë e Kislot Taborit. Pastaj shkonte në Daberat e ngjitej drejt Jafias.
13
Prej andej shkonte drejt lindjes në Gat Hefer dhe Et Kacin, dilte në Rimon e kthente për në Neah.
14
Në veri kufiri kthente drejt Hanatonit e përfundonte në luginën e Iftahelit.
15
Trojet e tyre përfshinin Katatin, Nahalalin, Shimronin, Idalahun e Betlehemin, gjithsej dymbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
16
Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.
17
Pjesa e katërt u ra me short pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve.
18
Kufiri i tyre përfshinte Izrelin, Kesulotin, Shunemin,
19
Hafarajimin, Shionin, Anaharatin,
20
Rabitin, Kishjonin, Ebecin,
21
Remetin, En Ganimin, En Hadahun dhe Bet Pacecin.
22
Kufiri i tyre prekte Taborin, Shahacimahun, Bet Shemeshin e përfundonte në Jordan, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
23
Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.
24
Pjesa e pestë u ra me short pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve.
25
Kufiri i tyre përfshinte Helkatin, Haliun, Betenin, Akshafin,
26
Alamelekun, Amadin, Mishalin e mbërrinte në perëndim deri në Karmel e në Shihor Libnat.
27
Pastaj kthehej drejt perëndimit për në Bet Dagon e mbërrinte në Zabulon e në luginën e Iftahelit. Më pas ngjitej drejt veriut deri në Bet Emek e në Nejel. Prej andej kufiri arrinte në të majtë të Kabulit,
28
në Evron, në Rehob, në Hamon, në Kanë e deri në Sidonin e Madh.
29
Pastaj kufiri kthente drejt Ramahut e shkonte deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente përsëri në drejtim të Hosahut e përfundonte në det. Përfshinte Mehebelin, Akzibin,
30
Umahun, Afekun dhe Rehobin, gjithsej njëzet e dy qytete me fshatrat përreth.
31
Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.
32
Pjesa e gjashtë u ra me short pasardhësve të Neftaliut, sipas klaneve.
33
Kufiri i tyre fillonte nga Helefi e nga dushku i Cananimit, kalonte nga Adami Nekebi, Jabneli, Lakumi e përfundonte në Jordan.
34
Pastaj kufiri kthente nga perëndimi drejt Aznot Taborit e prej andej shkonte në Hukok, prekte Zabulonin nga jugu e Asherin nga perëndimi. Juda e Jordani ishte kufiri lindor.
35
Qytetet e tyre të fortifikuara ishin Cidimi, Ceri, Hamati, Rakati, Kinereti,
36
Adamahu, Ramahu, Hacori,
37
Kedeshi, Edreji, En Hacori,
38
Ironi, Migdal Eli, Horemi, Bet Anati e Bet Shemeshi, gjithsej nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
39
Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Neftaliut, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.
40
Pjesa e shtatë u ra me short pasardhësve të fisit të Danit.
41
Kufiri i pronës së tyre përfshinte Corahun, Eshtaolin, Ir Shemeshin,
42
Shalabin, Ajalonin, Itlahun,
43
Elonin, Timnahun, Ekronin,
44
Eltekehun, Gibetonin, Baalatin,
45
Jehudin, Beneberakun, Gat Rimonin,
46
Me Jarkonin, Rakonin e krahinën kundruall Jafës.
47
Kur pasardhësit e Danit i humbën trojet e tyre, sulmuan Leshemin dhe e pushtuan. Banorët e qytetit i vranë me shpatë, ndërsa vetë qytetin e morën për të banuar në të. Qytetit i vunë emrin e Danit, atit të fisit të tyre.
48
Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Danit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.
49
Kur izraelitët përfunduan ndarjen e tokës me short, i dhanë pjesë brenda trojeve të tyre edhe Jozuehut, birit të Nunit,
50
sipas urdhrit të Zotit. I dhanë Timnah Serahun në krahinën malore të Efraimit, qytetin që u kishte kërkuar vetë. Jozuehu e ndërtoi qytetin e banoi në të.
51
Këto janë trojet që prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e pleqtë e fiseve u dhanë fiseve të Izraelit me short në Shiloh në prani të Zotit, në hyrje të tendës së takimit. Ndarja e vendit përfundoi.
← Chapter 18
Chapter 20 →