bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Joshua 16
Joshua 16
albanian-2018
1
Tokat nga Jordani, përballë Jerikosë, deri te burimet e Jerikosë në lindje, u ranë me short pasardhësve të Jozefit. Nga Jerikoja kufiri ngjitej nëpër shkretëtirë, kalonte në malësinë e Betelit
2
e nga Beteli shkonte në Luz, për të kaluar kufirin e arkitëve në Atarot.
3
Në perëndim kufiri zbriste deri në Bet Horonin e poshtëm e në Gezer. Tokat e tyre përfundonin në det.
4
Këto i morën trashëgimi bijtë e Jozefit, Efraimi e Manaseu.
5
Pasardhësit e Efraimit morën, sipas klaneve, tokat që kufizoheshin në lindje me Atarot Adarin e që shkonin deri në Bet Horonin e sipërm.
6
Kufijtë e tyre shkonin deri në det. Në veri kufiri kalonte Mikmetatin e kthente në lindje për në Tanat Shiloh. Si e kalonte Tanat Shilohun, shkonte më në lindje për në Janoah.
7
Nga Janoahu zbriste për në Atarot e Narah, prekte Jerikonë e shkonte deri në Jordan.
8
Nga Tapuahu zgjatej në perëndim drejt përroit të Kanës e përfundonte në det. Kjo është trashëgimia e pasardhësve të fisit të Efraimit, sipas klaneve.
9
Këtyre u shtohen edhe qytetet që iu dhanë pasardhësve të Efraimit brenda tokave të pasardhësve të Manaseut, me gjithë fshatrat përreth.
10
Pasardhësit e Efraimit nuk i dëbuan kananitët që banonin në Gezer, prandaj kananitët banojnë edhe sot e kësaj dite mes pasardhësve të Efraimit. Ata u bënë robër pune.
← Chapter 15
Chapter 17 →