bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 8
Job 8
albanian-2018
1
Atëherë Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:
2
«Deri kur do të flasësh kështu e do të fryjnë furishëm fjalët e gojës sate?
3
A e shtrembëron Perëndia të drejtën? A e shtrembëron i gjithëpushtetshmi drejtësinë?
4
Nëse bijtë e tu mëkatuan kundër tij, ai i la në dorë të paudhësisë së tyre.
5
Nëse ti e kërkon Perëndinë e i përgjërohesh të gjithëpushtetshmit,
6
po të jesh i pastër e i drejtë, ai menjëherë do të kujdeset për ty e do ta paqëtojë banesën tënde të drejtë.
7
Çfarë pate në fillim ishte pak, në fund do të kesh më shumë.
8
Shqyrto breznitë e dikurshme e mendo arritjet e të parëve të tyre.
9
Sa për ne, ne i përkasim së djeshmes e nuk dimë gjë, se ditët tona hije janë mbi dhe.
10
A nuk do të të mësojnë ata ty? Për ty prej zemrës do të nxjerrin kumte.
11
A nuk rritet kallami në moçal? A zgjatet kallami pa ujë?
12
Ende i gjelbër e pa u prerë vyshket para çdo bime tjetër.
13
Kësisoj janë shtigjet e atij që harron Perëndinë e shpresa e të pafeut do të shuhet.
14
Besimi i tij pe i hollë, rrjetë merimange mbështetja e tij.
15
Nëse mbështetet në shtëpinë e vet, ajo s'do të mbajë, nëse kapet pas saj, ajo shembet.
16
Ai është bimë e harlisur në diell që i shtrin filizat në kopsht.
17
Në zall i enden rrënjët, nëpër gurë depërton.
18
Nëse shkulet nga vendi i vet, vendi do ta mohojë: “Kurrë nuk të kam parë!”.
19
Ja, kaq zgjat gëzimi i tij e prej pluhurit të tjerë do të mbijnë.
20
Shiko! Perëndia nuk e përbuz njeriun e përkryer, as të mbrapshtëve dorën nuk ua shtrin.
21
Ai do të ta kthejë buzagazin e plotë e do të ta mbushë gojën me britma hareje.
22
Atë që të urren do ta mbulojë turpi e banesa e të mbrapshtëve nuk do të qëndrojë».
← Chapter 7
Chapter 9 →