bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 12
Job 12
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Vërtet ju jeni njerëzia e me ju do të vdesë urtia,
3
por edhe unë kam mend si ju e nuk jam më pak se ju. Kush nuk i ditka këto gjëra?
4
U bëra shpotia e shokëve të mi, unë që i thërras Perëndisë të më përgjigjet. Shpoti jam unë, i drejti e i përkryeri.
5
“Përçmim për të pafatin!”, mendon kush është mirë “shtymën këmbëzvarrit!”.
6
Banesat e rrënimtarëve janë të qeta, është i sigurt kush cyt Perëndinë, kush e ka Perëndinë në dorë.
7
Pyeti kafshët e ato të mësojnë, edhe zogjtë e qiellit e ata të tregojnë.
8
Ose ankoju tokës e ajo të mëson, edhe peshqve të detit e ata të rrëfejnë.
9
Kush nga gjithë këta s'e di se i bëri dora e Zotit?
10
Se ai ka në dorë frymën e çdo gjallese dhe shpirtin e çdo njeriu prej mishi.
11
A nuk i dallon veshi fjalët, siç shijon qiellza gjellën?
12
A s'është urtia me pleqtë e dija me jetëgjatët?
13
Me Perëndinë është urtia e fuqia, atij i takon këshilla e mençuria.
14
Ja, ai shemb e askush nuk ndërton dot, ndryn në burg e askush nuk mund të hapë.
15
Ja, ai e ndal ujin e thahen të gjitha, e lë të vërshojë e toka rroposet.
16
Me të është forca e mençuria, ai ka në dorë të mashtruarin e mashtruesin.
17
Zbathur i nis këshilltarët e tallet me gjykatësit.
18
Ua zgjesh brezin mbretërve e ijët ua lidh me lak.
19
I nis priftërinjtë zbathur e i përmbys sunduesit.
20
Ua heq fjalën gojëtarëve dhe pleqve u heq gjykimin.
21
Zbraz përçmim mbi prijësit, ua liron rripin të fortëve.
22
Shpërfaq thellësitë e errësirës e nxjerr në dritë terrinën.
23
Kombet i madhëron e i asgjëson, i shpërndan kombet e u prin.
24
Ua merr mendtë prijësve të dheut, i end në shkretëtirën pa udhë.
25
Kuturisen në terr pa dritë dhe sillen si të dehur».
← Chapter 11
Chapter 13 →