bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 10
Job 10
albanian-2018
1
«Më është velur jeta! Do ta shfryj ankimin tim, do të flas me shpirt të hidhëruar.
2
Do t'i them Perëndisë: mos më ndëshko! Më trego pse po më gjykon!
3
Të duket mirë të më shtypësh, të përbuzësh punën e duarve të tua e të përkrahësh synimet e të paudhëve?
4
Mos vallë ke sy prej mishi e sheh siç shohin njerëzit?
5
A janë ditët e tua si ditët e njerëzve e vitet e tua si moti i vdekatarëve,
6
që heton fajin tim e shqyrton mëkatin tim,
7
edhe pse e di se nuk kam faj e s'ka shpëtim prej dorës sate?
8
Duart e tua më bënë e më krijuan, por ti më rrënon nga të gjitha anët.
9
Kujtohu, pra, se si baltën më punove. A do të më kthesh sërish në pluhur?
10
A nuk më pikove si qumështin e nuk më zure si djathin?
11
Ti më veshe me lëkurë e me mish, ti më thure me eshtra e me deje.
12
Më dhurove jetën e mirësinë, kujdesi yt ma ka ruajtur shpirtin.
13
Por këto i fshihje në zemër, e di se kështu mendoje.
14
Nëse mëkatoj, më shikon e nuk rri pa e ndëshkuar fajin tim.
15
Nëse jam i paudhë, mjerë unë! Por edhe po të jem i drejtë, nuk e ngre dot kokën, se më mbuloi turpi e shoh veç pikëllim.
16
Po ta ngre kokën, më mësyn si luan, kthehesh e kryen çudira kundër meje.
17
Nxjerr para meje dëshmitarë të rinj, e shton zemërimin tënd me mua, i përtërin ushtritë kundër meje.
18
Po përse më nxore nga barku i nënës? Të kisha vdekur pa më parë kush me sy!
19
Do të kisha qenë si të mos isha, i bartur nga barku në varr.
20
A nuk firojnë ditët e jetës sime? Më lër të gëzoj pak,
21
para se të nisem për të mos u kthyer në dheun e territ e të terratisjes,
22
në dheun e errësirës së thellë e të rrëmujës, ku edhe agu është si zymtësia».
← Chapter 9
Chapter 11 →