bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Jeremiah 45
Jeremiah 45
albanian-2018
1
Fjala që i shpalli profeti Jeremi Barukut, birit të Neriahut, kur ai i shkroi në libër këto fjalë, që i tha Jeremia, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës:
2
«Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për ty, Baruk:
3
ti ke thënë: “Mjerë unë, se Zoti po i shton pikëllimin dhimbjes sime. U lodha nga ofshamat e nuk gjej prehje”.
4
Duhet t'i thuash se kështu thotë Zoti: “Ja, çfarë ndërtova vetë, po e shemb e çfarë mbolla vetë, po e shkul. Kjo vlen për mbarë dheun.
5
E ti po kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko, se, ja, po dërgoj zezonën mbi çdo gjallesë, kumton Zoti. Ty do të të jap jetën si plaçkë në të gjitha vendet ku do të shkosh”».
← Chapter 44
Chapter 46 →