bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Jeremiah 41
Jeremiah 41
albanian-2018
1
Në muajin e shtatë, Ishmaeli, biri i Netanjahut, të birit të Elishamait, me gjak mbretëror, shkoi me dhjetë burra te Gedaliahu, biri i Ahikamit, në Micpah. Ndërsa po hanin bukë bashkë, atje në Micpah,
2
Ishmaeli, biri i Netanjahut, dhe dhjetë burrat që ishin me të, u ngritën dhe e therën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, dhe vranë atë që mbreti i Babilonisë kishte caktuar në atë vend.
3
Ishmaeli vrau edhe të gjithë judenjtë që ishin me Gedaliahun në Micpah, si edhe ushtarët kaldenj, që u gjendën aty.
4
Dy ditë pas vrasjes së Gedaliahut, kur askush nuk dinte gjë,
5
tetëdhjetë njerëz erdhën nga Shekemi, Shilohu e Samaria me mjekrat të rruara, me petkat të shqyera e me trupat të gërvishtur. Ata mbanin në duar kushtime e temjan, për t'i sjellë në tempullin e Zotit.
6
Ishmaeli, biri i Netanjahut, doli nga Micpahu për t'i pritur duke qarë. Pasi i takoi, u tha: «Ejani te Gedaliahu, biri i Ahikamit».
7
Por, kur mbërritën në mes të qytetit, Ishmaeli, biri i Netanjahut, ai vetë dhe burrat që ishin me të, i vrau dhe i hodhi në sternë.
8
Ndër ta ishin edhe dhjetë burra, që i thanë Ishmaelit: «Mos na vrit, se kemi fshehur ndër ara tëmotjet: grurë, elb, vaj e mjaltë». Atëherë ai u përmbajt e nuk i vrau me vëllezërit e tyre.
9
Sterna ku Ishmaeli kishte hedhur të gjitha kufomat e burrave që kishte vrarë, bashkë me Gedaliahun, ishte sterna e madhe që kishte bërë mbreti Asa, për t'u mbrojtur nga Bashai, mbreti i Izraelit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, e mbushi me të therurit.
10
Pastaj Ishmaeli robëroi tepricën e popullit, që gjendej në Micpah, të bijat e mbretit dhe të gjithë popullin që kishte mbetur në Micpah, që Nebuzaradani, kryerojtari, ia kishte besuar Gedaliahut, birit të Ahikamit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, i robëroi dhe shkoi e kaloi në drejtim të amonitëve.
11
Por Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, dëgjuan për tërë ligësinë që kishte bërë Ishmaeli, biri i Netanjahut,
12
mblodhën të gjithë burrat, shkuan të luftonin kundër Ishmaelit, të birit të Netanjahut, dhe e zunë pranë pellgut të madh të Gibeonit.
13
Mbarë populli, që ishte me Ishmaelin, u gëzua, kur pa Johananin, birin e Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të.
14
Atëherë u soll mbarë populli që Ishmaeli kishte marrë rob nga Micpahu. Ata u kthyen e shkuan te Johanani, biri i Kareahut.
15
Por Ishmaeli, biri i Netanjahut, i shpëtoi Johananit bashkë me tetë burra dhe shkoi tek amonitët.
16
Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, morën nga Micpahu mbarë popullin e mbetur, që ia hoqi Ishmaelit, birit të Netanjahut, pasi ky kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit: ushtarët, gratë, fëmijët, eunukët, të cilët Johanani i ktheu nga Gibeoni.
17
Ata u nisën dhe u ndalën në Gerut Kimham, afër Betlehemit, për të shkuar e për të hyrë në Egjipt,
18
larg kaldenjve, se kishin frikë prej tyre, për shkak se Ishmaeli, biri i Netanjahut, kishte vrarë Gedaliahun, të birin e Ahikamit, të cilin mbreti i Babilonisë e kishte caktuar përgjegjës të vendit.
← Chapter 40
Chapter 42 →