bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 64
Isaiah 64
albanian-2018
1
Sikur të ishe si zjarri që djeg shkurret e që ujin e bën të vlojë, që t'ua bëje të njohur armiqve emrin tënd. Para teje kombet do të dridheshin!
2
Kur bëre mrekulli që ne nuk i pritnim, zbrite e para teje u trandën malet.
3
Që nga lashtësia nuk ishte dëgjuar, askujt s'ia dëgjuan veshët e nuk ia panë sytë, që tjetër Perëndi, veç teje, të vepronte për atë që kishte shpresë tek ai.
4
Përpara u del atyre që me gëzim zbatojnë drejtësinë atyre që s'të harrojnë, por ecin udhëve të tua. Ja, vërtet ishe i zemëruar, sepse kishin mëkatuar. Për shumë kohë ishim në mëkatet tona, si do të shpëtojmë vallë?
5
Jemi bërë të gjithë si të papastër e çdo drejtësi e jona si rrobë e ndyrë, të gjithë po vyshkemi si gjethja, paudhësitë po na degdisin larg si era.
6
S'ka kush ta thërrasë më emrin tënd, s'ka kush të ngrihet e të mbështetet te ti, se e ke fshehur prej nesh fytyrën tënde, na ke lënë të tretemi prej paudhësive tona.
7
Por, ti, o Zot, ti je ati ynë, ne jemi balta e ti poçari, të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
8
Mos u zemëro për së tepërmi, o Zot, e mos i kujto përherë paudhësitë tona. Ja, të përgjërohemi të na vështrosh, të gjithë jemi populli yt.
9
Qytetet e tua të shenjta janë shkretuar, i shkretë ka mbetur Sioni, rrënojë është bërë Jerusalemi.
10
Tempulli ynë i shenjtë e i madhërishëm, vendi ku të lavdëronin etërit tanë, është përpirë prej zjarrit. Gjithçka që e kishim të çmuar është kthyer në gërmadhë.
11
Edhe pas gjithë këtyre, do të përmbahesh, o Zot? Mos vallë do të heshtësh? Kaq shumë do të na mundosh?
← Chapter 63
Chapter 65 →