bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 61
Isaiah 61
albanian-2018
1
Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,
2
të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, t'u jap ngushëllim të gjithë atyre që vajtojnë,
3
të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i Zotit, për lavdi të tij.
4
Rrënojat e lashta do t'i ndërtojnë sërish, gërmadhat e vjetra do t'i ngrenë, do të përtërijnë qytetet e shkretuara, të shkatërruara prej shumë breznish.
5
Të huaj do të vijnë për t'jua kullotur tufat, bij të huajsh do të jenë bujqit e vreshtarët tuaj.
6
E ju do të quheni «priftërinj të Zotit ». «Shërbëtorë të Perëndisë tonë», do të thonë për ju. Do të gëzoni të mirat e kombeve, me pasurinë e tyre do të krenoheni.
7
Dyfish të turpëruar keni qenë, «Çnderimi është fati i tyre!», për ju bërtitën, prandaj tokën tuaj dyfish do ta trashëgoni e gëzim të përhershëm do të keni.
8
Se unë, Zoti, që e dua drejtësinë dhe e urrej plaçkitjen e paudhësinë, unë do t'ju jap shpërblimin me besnikëri e do të bëj me ju një besëlidhje të amshuar.
9
Fara juaj do të jetë e njohur mes kombeve, pasardhësit tuaj mes popujve. Kushdo që do t'i shohë, do t'i njohë, ata janë fara e bekuar prej Zotit.
10
I madh është gëzimi im në Zotin, shpirti im ngazëllen në Perëndinë tim, se më veshi me rrobat e shpëtimit, me petkun e drejtësisë më mbuloi, si një dhëndër stolisur me kësulë, si një nuse zbukuruar me stoli.
11
Siç bën toka të mbijë bimësia, si kopshti që rrit farën e mbjellë, ashtu do ta rritë Zoti, Zoti im, drejtësinë dhe lavdërimin përpara gjithë kombeve.
← Chapter 60
Chapter 62 →