bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 5
Isaiah 5
albanian-2018
1
Do t'i këndoj të dashurit tim një këngë, këngën e të dashurit tim për vreshtin e tij, vreshtin, që i dashuri im mbi një kodër pjellore e kishte.
2
E thuri, e pastroi nga gurët, me hardhi të zgjedhura e mbolli, në mes të tij një kullë ndërtoi, torkun brenda tij gërmoi. Priste t'i bënte rrush, por i dha veç larushk.
3
E ju, o banorë të Jerusalemit, e ju, o burra të Judës, mes meje e vreshtit tim gjykoni!
4
Ç'të bëj më për vreshtin tim, që ende s'e paskam bërë? Tek prisja të më bënte rrush, përse dha vetëm larushk?
5
E tani më lejoni t'ju dëftej se ç'do t'i bëj vreshtit tim: do t'ia shthur gardhin, që të bëhet djerr, do t'ia rrëzoj ledhet, që ta shkelin me këmbë.
6
Do ta lë të mbesë i shkretë, pa krasitje e pa prashitje, që të mbijnë ferra e gjemba. Reve do t'u urdhëroj, të mos ia lëshojnë shiun.
7
Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit, filizat e tij të zgjedhur janë banorët e Judës. Priti të vepronin drejt e ja, veç gjakderdhje, priti të bënin drejtësi e ja, veç gulçime.
8
Mjerë kush shtëpisë i shton shtëpi, mjerë kush arës i shton arë! Në fund s'do të ketë më vend, vetmitarë do të jeni në mes të tokës.
9
Në veshët e mi Zoti i ushtrive u betua: vërtet shumë shtëpi do të mbesin të shkreta, të mëdha e aq të bukura, por pa banorë.
10
Tre hektarë vreshta veç një vozë verë, dhjetë thasë farë veç një thes fare.
11
Mjerë ata që rendin qëmenatë pas pijeve dehëse e rrinë deri natën vonë duke u dendur me verë.
12
Në festat e tyre ka harpa e qeste, dajre, fyej e verë, por as që duan t'ia dinë për veprën e Zotit, bëmat e duarve të tij as që i vënë re.
13
Ndaj populli im do të degdiset nga padija, prej urisë do të vuajnë fisnikët e tij, turmat do t'i përvëlojë etja.
14
Skëterra e ka hapur mirë grykën, gojën e ka shqyer gjerë e gjatë. Në të do të bien fisnikët e turmat, ajo shamatë e tërë ajo festë.
15
Njeriu do të poshtërohet, shumë poshtë do të bjerë, vështrimi i krenarëve do të përulet.
16
Do të lartësohet Zoti i ushtrive, kur të shpallë gjykim, Perëndia i shenjtë do ta dëftejë shenjtërinë, kur të bëjë drejtësi.
17
Do të kullotin atje qengjat si në livadhin e tyre, të huajt do të ushqehen në rrënojat e pasanikëve.
18
Mjerë ata që, me litarët e mashtrimit, tërheqin pas vetes paudhësinë, dhe mëkatin me litarët e qerres.
19
E thonë: «Të nxitojë e ta bëjë shpejt veprën e tij, që ta shohim, të përmbushen sa më shpejt shestimet e të shenjtit të Izraelit, që ta njohim».
20
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e dritën për errësirë, që hidhësinë e mbajnë për të ëmbël e të ëmblën për të hidhur.
21
Mjerë ata që mbahen për të urtë, që kujtojnë se janë të mençur.
22
Mjerë ata që janë trima për të pirë verë e mjeshtra për të përzier pijet dehëse,
23
që e shfajësojnë të paudhin për të marrë mitë e të drejtit ia mohojnë drejtësinë.
24
Ndaj, sikur gjuha e zjarrit djeg kashtën e flaka përpin bykun, ashtu do t'u kalbet rrënja e lulja e tyre do të fluturojë si pluhuri, se e hodhën poshtë ligjin e Zotit të ushtrive, e përçmuan fjalën e të shenjtit të Izraelit.
25
Prandaj u ndez zemërimi i Zotit kundër popullit, prandaj e shtriu dorën për t'i goditur. Malet fort u trandën e kufomat e tyre si plehu mbuluan rrugët, por zemërimi i tij nuk u fashit e dora e tij është ende e shtrirë.
26
Flamurin do të ngrejë për kombet e largëta, do t'u fërshëllejë deri në skajet e tokës e, ja, kur t'ia behin shpejt e vetëtimthi.
27
Asnjë s'është i lodhur apo i këputur, asnjë nuk dremit e nuk përgjumet, Brezi nga ijët nuk u zgjidhet, rripat e sandaleve nuk u këputen.
28
Shigjetat e tyre janë të mprehta, harqet të ndehura, thundrat e kuajve të forta si gur stralli, rrotat e qerreve të luftës si vorbulla e erës.
29
Ulërima e tyre si ulërimë luani, ulërijnë si këlyshë luani. Hungërojnë, zënë prenë, në vend të sigurt e shpien e askush nuk ua rrëmben.
30
Do të ulërijnë atë ditë mbi të, siç ulërin deti, Do të hedhin sytë mbi vendin, do të shohin errësirë e fatkeqësi, dritën të errësuar prej reve.
← Chapter 4
Chapter 6 →