bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 46
Isaiah 46
albanian-2018
1
Ra Beli, u rrëzua Neboja! Idhujt e tyre janë ngarkuar mbi kafshë e mbi bagëti. Barrët, që ju i mbanit, rëndojnë mbi kafshët e këputura.
2
Kanë rënë, janë rrëzuar të gjitha, ngarkesën nuk e shpëtojnë dot, edhe ato vetë po shkojnë në robëri.
3
Më dëgjoni, o shtëpi e Jakobit, dhe tërë ju, o teprica e shtëpisë së Izraelit, ju që ju kam mbajtur që në bark të nënës, që ju kam mbartur që në ngjizje.
4
Derisa të plakeni, unë jam po ai, derisa të thinjeni, unë do t'ju mbaj. Unë ju kam bërë, unë do t'ju mbart, unë do t'ju mbaj e do t'ju çliroj.
5
Me kë doni të më barazoni e të ngjashëm të më bëni? Me kë doni të më krahasoni, që të njëjtë të jemi?
6
Nga kuleta e nxjerrin arin, argjendin në peshore e matin, paguajnë argjendarin që t'ua punojë hyjninë, bien përmbys para saj dhe e adhurojnë.
7
E ngrenë mandej mbi supe për ta mbartur, në vendin e duhur e vendosin. Atje qëndron, s'luan vendit, edhe po t'i thërrasësh, nuk përgjigjet, nga fatkeqësia nuk shpëton askënd.
8
Kujtohuni për këtë e mbahuni fort! Thellohuni për këtë në zemrat tuaja, o të paudhë!
9
Kujtohuni për gjërat e tejshkuara, se unë jam Perëndia e tjetër s'ka, unë jam Perëndia e të ngjashëm me mua s'ka.
10
Që nga fillimi e paralajmëroj të ardhmen, qëmoti, ngjarjet që s'kanë ndodhur ende. Ju them se qëllimi im do të përmbushet e gjithë dëshirat e mia do të plotësohen.
11
Nga lindja e thërras shpendin grabitqar, nga vendi i largët atë njeri për qëllimin tim. E kam thënë e do ta sjell, e kam shestuar e do ta bëj.
12
Më dëgjoni mua, o zemërgurë, ju që i rrini larg drejtësisë.
13
Drejtësia ime po afron, nuk është larg, shpëtimi im nuk ka për të vonuar, Sionit do t'i sjell shpëtimin, lavdinë time, Izraelit.
← Chapter 45
Chapter 47 →