bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 40
Isaiah 40
albanian-2018
1
Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tim, thotë Perëndia juaj.
2
Flitini zemrës së Jerusalemit, i shpallni atij, se mori fund thirrja nën armë, paudhësia e tij u shlye, se dyfish u ndëshkua prej dorës së Zotit për gjithë mëkatet e tij.
3
Ja, një zë thërret: «Bëni gati në shkretëtirë një udhë për Zotin, rrafshoni nëpër stepë një shteg për Perëndinë tonë.
4
Le të ngrihet lart çdo luginë, le të ulet poshtë çdo mal e kodër, rruga dredha-dredha le të drejtohet, rrëpira le të bëhet e rrafshët.
5
Lavdia e Zotit do të shfaqet e atëherë çdo qenie njëherësh do të shohë, se foli vetë goja e Zotit ».
6
Ja, një zë thotë: «Shpall!». E pyeta: «Çfarë të shpall?». «Se çdo njeri është si bari, e mirësia e tij si lulja e fushës.
7
Bari thahet e lulja vyshket, kur fryma e Zotit puhat mbi të, e vërtet, populli është si bari.
8
Thahet bari, vyshket lulja, por fjala e Perëndisë tonë mbetet në amshim».
9
Ngjitu mbi një mal të lartë, ti që i sjell lajmin Sionit! Ngrije sa më fort zërin, ti që i sjell lajmin Jerusalemit! Ngrije zërin e mos ki frikë, qyteteve të Judës thuaju: «Ja, Perëndia juaj!».
10
Ja, Zoti Perëndi, po vjen me fuqi, e krahu i tij do të sundojë. Ja, me vete sjell shpagimin, në prani të tij është shpërblimi.
11
Si bariu do ta kullotë kopenë e tij, me krahun e vet do t'i mbledhë qengjat, në gji do t'i mbajë, deleve pjellake me kujdes do t'u prijë.
12
Kush e ka matur me shuplakë detin apo me pëllëmbë qiellin? Kush e mati me masë pluhurin e tokës apo i vuri në peshore malet e në kandar kodrat?
13
Kush e drejtoi shpirtin e Perëndisë apo i dha ndonjëherë këshilla?
14
Me kë u këshillua e mësoi prej tij apo kush ia mësoi shtegun e drejtësisë? Kush i dha atij dije apo i tregoi udhën e mençurisë?
15
Ja, kombet janë si pika e ujit në kovë, çmohen sa pluhuri në peshore. Ja, ujdhesat i ngre si të ishin kokërr pluhuri.
16
Libani s'do të mjaftonte për të ndezur zjarrin, kafshët e tij s'do të dilnin për flinë e shkrumbimit.
17
Kombet mbarë s'janë asgjë para tij, si një hiç e kotësi vlerësohen prej tij.
18
Me kë, pra, ta krahasoni Perëndinë? Ç'shëmbëllesë do të vini përballë tij?
19
Idhullin e shkrin farkëtari, me fletë ari e vesh argjendari, vargje prej argjendi i derdh përreth.
20
Më i varfri zgjedh dru që s'kalbet e kërkon mandej një mjeshtër të ditur, që idhullin atij t'ia punojë, një idhull që nuk lëviz.
21
A nuk e ditkeni vallë? A nuk e paskeni dëgjuar? A nuk ju është thënë qëmoti? Themelimin e tokës a s'e paskeni kuptuar?
22
Ai rri ulur mbi kubenë e tokës, banorët e saj si karkaleca duken, ai i shpalos qiejt porsi vel, i shtrin si tendë për të banuar.
23
Ai i kthen princat në hiç, të kotë i bën gjyqtarët e tokës.
24
Të porsambjellë, të porsahedhur në tokë, pa zënë rrënjë ende kërcelli, ai u fryn e ata thahen, stuhia i rrëmben porsi kashtën.
25
«Me kë do të më krahasoni?», pyet i Shenjti. «Me kë vallë qenkam i ngjashëm?».
26
Ngrini sytë lart e shikoni! Kush i krijoi çka shihni? Ai që i radhit të gjitha si ushtri, që e thërret secilin me emër. E madhe është fuqia e tij, e vrullshme forca e tij, prandaj dhe nuk mungon asnjë prej tyre.
27
Pse flet kështu, o Jakob? Përse thua, o Izrael: «Udha ime është e fshehur për Zotin, Perëndia im s'kujdeset për të drejtën time?».
28
A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? Zoti është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme.
29
Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.
30
Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien.
31
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
← Chapter 39
Chapter 41 →