bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 34
Isaiah 34
albanian-2018
1
Afrohuni, o kombe, e dëgjoni, ju, o popuj, mbani vesh! Le të dëgjojë toka e gjithçka në të, bota e gjithçka që ajo prodhon!
2
Zemërimi i Zotit shfreu mbi gjithë kombet, furia e tij mbi gjithë ushtritë e tyre, shkatërrimin e tyre e ka vendosur, i ka caktuar për shfarosje.
3
Të vrarët e tyre do të hidhen përtokë, era e qelbur e kufomave do të përhapet, malet do të qullen me gjakun e tyre.
4
Tërë ushtria e qiellit do të shfaroset, qiejt si rrotulla do të mblidhen, gjithë ushtria e tyre do të bjerë, siç bien gjethet e hardhisë, si gjethet e thara të fikut.
5
Vringëllon shpata ime në qiell, e ja, përmbi Edomin do të bjerë, mbi popullin që caktova për shfarosje, gjykimin për të kryer.
6
Shpata e Zotit kullon gjak, plot dhjamë është mëlmyer, me gjak qengjash e kecash, me dhjamë veshkash dashi, se flija e Zotit po kushtohet në Bocrah, kërdi e madhe në vendin e Edomit.
7
Bashkë me ta po theren buaj, mëzetërit bashkë me demat, me gjakun e tyre po dehet toka, dheu i tyre po mëlmehet me dhjamë.
8
Se është dita e hakmarrjes së Zotit, viti i shpagimit për hir të Sionit.
9
Përrenjtë e Edomit do të kthehen në katran, dheu i tij do të bëhet squfur, katran i ndezur toka e tij.
10
S'do të shuhet as ditën, as natën, tymi përherë do të dalë prej tij, i shkretë do të mbetet brez pas brezi, kurrë më nëpër të s'do të kalojë kush.
11
Zotër të tij do të jenë huta e iriqi, kukuvajka e korbi në të do të banojnë. Mbi të Zoti do të shtrijë litarin e rrënimit, bashkë me plumbçin e zbrazëtisë.
12
Fisnikë atje s'do të ketë më, që mbretëri atë ta quajnë, të gjithë princat do të jenë zhdukur.
13
Në fortesat e tij do të mbijnë ferra, në kullat e tij hithra e driza, strofull për çakejtë do të bëhet, fole për këlyshët e strucit.
14
Macet e egra do të takohen me hienat, dhitë e egra do të thërrasin njëra-tjetrën, atje do të bëjnë fole egërsirat e natës, aty do të gjejnë strehë.
15
Atje do të ngrejë folenë shigjetulla, vezët e veta aty do t'i shtrojë, do t'i çelë e do t'i rritë nën hijen e saj e atje do të mblidhen bashkë hutat.
16
Kërkoni në librin e Zotit e lexoni: «Asnjë prej atyre kafshëve s'do të mungojë, asnjërës s'do t'i mungojë shoqja e vet. E ka urdhëruar Zoti me gojën e vet, vetë shpirti i tij i ka bashkuar.
17
Ai vetë hodhi short për to, dora e tij e ndau tokën me matës. Ato do ta trashëgojnë në amshim, brez pas brezi në të do të banojnë».
← Chapter 33
Chapter 35 →