bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 31
Isaiah 31
albanian-2018
1
Mjerë ata që zbresin në Egjipt për ndihmë, që shpresën e kanë varur te kuajt, që shpresojnë te qerret e shumta të luftës dhe te kalorësit e shumtë në numër. Nuk kthehen nga i shenjti i Izraelit, Zotin nuk e kërkojnë.
2
Por edhe ai është i aftë e do të sjellë fatkeqësi. Fjalën e vet nuk do ta kthejë pas, por do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësve, kundër ndihmës së atyre që bëjnë paudhësi.
3
Egjiptiani është njeri e jo Perëndi, kuajt e tyre janë prej mishi e jo prej shpirti. Kur ta shtrijë Zoti krahun e vet, do t'i merren këmbët atij që do të jepte ndihmë, ai që do të merrte ndihmë do të bjerë përtokë, të gjithë së bashku do të marrin fund.
4
Sepse kështu më ka thënë Zoti: Siç ulërin mbi prenë luani apo këlyshi i luanit, kur i vërsulet turma e barinjve, siç nuk tutet prej zërit të tyre e as nuk struket prej zhurmës që bëjnë, ashtu do të zbresë edhe Zoti i ushtrive, për të luftuar në malin e Sionit e në kodrinën e tij.
5
Siç fluturojnë zogjtë, ashtu do ta mbrojë Zoti i ushtrive Jerusalemin, do ta mbrojë e do ta çlirojë, do ta kursejë e do ta shpëtojë.
6
Kthehuni sërish tek ai, o bij të Izraelit, prej të cilit kaq shumë u larguat!
7
Atë ditë gjithkush do të flakë idhujt e vet prej argjendi, idhujt e vet prej ari, që me duart tuaja mëkatare i punuat.
8
Asiria do të bjerë prej shpatës, por jo prej shpatës së njeriut, do ta përpijë shpata, por jo shpata e vdekatarit. Arratinë do të marrë para shpatës, të rinjtë e saj skllevër pune do të bëhen.
9
Fortesën e saj do ta braktisin nga frika, krerët e saj do të tmerrohen prej flamurit, kumton Zoti, flaka e të cilit është në Sion, furrnalta e të cilit, në Jerusalem.
← Chapter 30
Chapter 32 →