bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 11
Isaiah 11
albanian-2018
1
Një degë do të dalë prej trungut të Jeseut, një filiz do të mbijë nga rrënja e tij.
2
Në të do të prehet shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i mençurisë, shpirti i këshillës e i fuqisë, shpirti i dijes e i drojës së Zotit.
3
Kënaqësia e tij do të jetë droja e Zotit. Ai s'do të gjykojë sipas asaj që sheh me sy e s'do të vendosë sipas asaj që dëgjon me veshë.
4
Skamnorët do t'i gjykojë me drejtësi e do të marrë vendime të drejta për të përulurit e tokës. Me thuprën e gojës së tij do ta godasë tokën, me frymën e buzëve të tij do ta vrasë të paudhin.
5
Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij, besnikëria brezi që do të ngjeshë ijëve.
6
Ujku do të banojë me qengjin, leopardi do të shtrihet bri kecit, viçi e këlyshi i luanit do të kullotin bashkë, fëmija i vogël do t'u prijë udhës.
7
Lopa e arusha do të kullotin bashkë, këlyshët e tyre tok do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau.
8
Foshnja do të luajë mbi vrimën e gjarprit, fëmija do ta fusë dorën në strofullin e nepërkës.
9
Nuk do të dëmtohet kush e as do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, se toka do të mbushet me dijen e Zotit, siç mbulojnë ujërat detin.
10
Atë ditë rrënja e Jeseut do të ngrihet si flamur për popujt, atë do të kërkojnë kombet, e lavdishme do të jetë banesa e tij.
11
Atë ditë Zoti do ta shtrijë sërish krahun, për të shpenguar tepricën e popullit të tij, ata që do të kenë mbetur në Asiri e në Egjipt, në Patros e në Kush, në Shinar e në Hamat, nëpër ishujt e detit.
12
Do të ngrejë emblemën për kombet, të shpërngulurit e Izraelit do t'i mbledhë, të dëbuarit e Judës do t'i bashkojë nga të katërt anët e dheut.
13
Smira e Efraimit do të marrë fund, armiqtë e Judës do të shfarosen, Efraimi s'do të ketë më smirë për Judën e Juda s'do ta ngucë Efraimin.
14
Do të vërsulen mbi kurrizin e filistinëve në perëndim, popujt e lindjes bashkë do t'i plaçkitin, do ta shtrijnë krahun mbi Edomin e Moabin, bijtë e Amonit do t'u nënshtrohen.
15
Zoti do ta shkatërrojë krejt gjirin e detit të Egjiptit, lart do ta ngrejë dorën kundër Eufratit, me zjarrminë e frymës së tij, do ta godasë e do ta ndajë në shtatë përrenj, me sandale do të kapërcehet.
16
Do të hapet një udhë për tepricën e popullit të tij, të atyre që do të kenë mbijetuar në Asiri, ashtu siç u bë dikur për Izraelin, ditën që doli prej dheut të Egjiptit.
← Chapter 10
Chapter 12 →