bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 5
Hosea 5
albanian-2018
1
«Dëgjojeni këtë, o priftërinj, kushtojini vëmendje, o shtëpia e Izraelit, mbani vesh, o familja mbretërore, se juve ju përket gjykimi. U bëtë lak për Micpahun, rrjetë e hedhur mbi Taborin,
2
hon i thellë në Shitim, por unë do t'i qortoj ata të gjithë.
3
Unë e njoh Efraimin, Izraeli nuk më fshihet dot. Tashmë Efraimi u kurvërua, Izraeli u përdhos.
4
Veprat e tyre nuk do t'i lejojnë të kthehen te Perëndia i tyre, se mes tyre është kurvëria e Zotin nuk e njohin.
5
Krenaria jote, o Izrael, dëshmon kundër teje, Izraeli dhe Efraimi pengohen për fajet e veta, edhe Juda u pengua bashkë me ta.
6
Me dhen e qe shkojnë për të kërkuar Zotin, por nuk do ta gjejnë, se prej tyre ai u tërhoq.
7
Me Zotin u sollën të pabesë, se lindën fëmijë kopilë. Ndaj brenda muajit do të përpihen bashkë me pronat e tyre.
8
Bjerini bririt në Gibeah, trumbetës në Ramah, lëshoni kushtrimin në Bet Aven: “Pas teje, o Benjamin!”.
9
Në ditën e ndëshkimit, Efraimi do të shkretohet. Mes fiseve të Izraelit, shpalla çfarë është e sigurt.
10
Princat e Judës u bënë si ata që lëvizin kufijtë. Porsi ujërat do ta derdh zemërimin tim mbi ta!
11
Efraimi u shtyp, u dërrmua me të drejtë, se deshi të ndiqte fëlligështinë.
12
Do të jem si mola për Efraimin, si kalbësira për shtëpinë e Judës.
13
E pa Efraimi lëngatën e vet e Juda plagën e vet. Shkoi Efraimi në Asiri, kërkoi ndihmë nga mbreti i madh, por, ai nuk të shëron dot, as plagën nuk ta mjekon dot.
14
Se unë do të jem si luani kundër Efraimit, si këlyshi i luanit kundër shtëpisë së Judës. Unë, unë do t'i shqyej e pastaj do të largohem, do t'i rrëmbej e shpëtim s'do të ketë.
15
Do të kthehem në banesën time, derisa të më kërkojnë me keqardhje e në mjerimin e tyre me ngulm të më kërkojnë».
← Chapter 4
Chapter 6 →