bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hebrews 7
Hebrews 7
albanian-2018
1
Ky Melkisedeku ishte mbret i Salemit dhe prift i të tejlartit Perëndi. Kur Abrahami po kthehej nga beteja, ku shfarosi mbretërit, Melkisedeku e takoi dhe e bekoi.
2
Abrahami i dha atij një të dhjetën e gjithçkaje. Emri Melkisedek do të thotë së pari «mbret i drejtësisë». Ai ishte edhe mbret i Salemit, që do të thotë «mbret i paqes».
3
Nuk ia njohim as të atin, as nënën e as paraardhësit. Nuk dimë gjë as për lindjen e as për vdekjen e tij. I ngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim.
4
Pa mendohuni sa i madh ishte ky njeri, të cilit patriarku Abraham i dha të dhjetën e gjithçkaje që kishte plaçkitur.
5
Ata që e kanë marrë priftërinë si pasardhës të Levit, kanë urdhër që, sipas ligjit, të marrin të dhjetën e gjithçkaje nga populli, domethënë nga vëllezërit e tyre, pavarësisht se edhe ata kanë dalë prej farës së Abrahamit.
6
Melkisedeku, ndonëse nuk rridhte nga fisi i Levit, mori të dhjetën nga Abrahami dhe e bekoi atë që kishte marrë premtimin e Perëndisë.
7
Dhe pa dyshim, më i vogli bekohet nga më i madhi.
8
Levitët që marrin të dhjetën janë njerëz të vdekshëm, ndërsa për Melkisedekun dëshmohet se jeton.
9
Mund të thoshim se edhe Levi, i cili merr të dhjetën nga të tjerët, nëpërmjet Abrahamit i dha Melkisedekut të dhjetën,
10
sepse ai ishte ende në trupin e atit të tij, Abrahamit, kur ky u takua me Melkisedekun.
11
Nëse do të arrinim në përsosje nëpërmjet priftërisë levitike, të cilën populli e kishte marrë nga ligji i Moisiut, ç'nevojë kishte të dilte një priftëri tjetër sipas urdhrit të Melkisedekut e jo sipas urdhrit të Aronit?
12
Kur ndryshohet priftëria, domosdo bëhet edhe ndryshimi i ligjit.
13
Zoti ynë, për të cilin bëhet fjalë, i përkiste një fisi tjetër, nga i cili askush nuk i kishte shërbyer ndonjëherë altarit.
14
Dihet se ai ishte nga fisi i Judës, fis për të cilin Moisiu nuk tha asgjë kur foli për priftërinë.
15
Kjo bëhet edhe më e qartë kur del një prift tjetër i ngjashëm me Melkisedekun,
16
i cili nuk u bë prift sipas rregullave njerëzore, por sipas fuqisë së jetës që s'ka fund.
17
Sepse dëshmohet se ti je prift në amshim sipas urdhrit të Melkisedekut.
18
Urdhërimi i mëparshëm bie poshtë, ngaqë ishte i dobët e i padobishëm.
19
Ligji nuk bëri të përsosur askënd, por na dha një shpresë më të madhe, me të cilën i afrohemi Perëndisë.
20
Jezui nuk u bë prift pa betim, ndërsa të tjerët u bënë pa betim.
21
Jezui u bë prift me betimin e Perëndisë që i tha: Zoti u betua e nuk do të pendohet. Ti je prift në amshim.
22
Prandaj Jezui u bë dorëzani i një besëlidhjeje më të mirë.
23
Priftërinjtë e tjerë ishin të shumtë, pasi nuk i lejonte vdekja të mbeteshin priftërinj përjetë,
24
ndërsa Jezui, ngaqë jeton në amshim, ka priftëri të patjetërsueshme.
25
Prandaj ai mund t'i shpëtojë plotësisht ata që i afrohen Perëndisë nëpërmjet tij, sepse ai jeton përjetësisht për të ndërmjetësuar për ta.
26
I tillë kryeprift na duhej: i shenjtë, i pafajshëm, i panjollosur, i ndarë veç nga mëkatarët dhe i ngritur më lart se qiejt.
27
Ai nuk ka nevojë çdo ditë për flijime si kryepriftërinjtë e tjerë, të cilët ofrojnë në fillim flijim për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit. Këtë ai e bëri një herë e përgjithmonë kur ofroi veten si flijim.
28
Ligji vendos si kryepriftërinj njerëz me dobësi, ndërsa fjala e betimit, që vjen pas këtij ligji, vendos Birin, i cili është i përsosur në amshim.
← Chapter 6
Chapter 8 →