bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 5
Genesis 5
albanian-2018
1
Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi.
2
Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».
3
Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set.
4
Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera.
5
Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.
6
Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi.
7
Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera.
8
Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.
9
Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani.
10
Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera.
11
Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.
12
Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli.
13
Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera.
14
Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.
15
Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi.
16
Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera.
17
Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.
18
Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku.
19
Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera.
20
Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.
21
Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu.
22
Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera.
23
Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
24
Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.
25
Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku.
26
Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera.
27
Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.
28
Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë.
29
E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhë nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi».
30
Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera.
31
Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.
32
Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.
← Chapter 4
Chapter 6 →