bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 31
Genesis 31
albanian-2018
1
Jakobi dëgjoi që të bijtë e Labanit thoshin: «Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë dhe gjithë këtë pasuri e përfitoi prej tij».
2
Jakobi vuri re se Labani nuk e shihte si më parë.
3
Atëherë Zoti i tha Jakobit: «Kthehu në tokën e të parëve, te të afërmit e tu, e unë do të jem me ty».
4
Kështu, Jakobi dërgoi njerëz dhe thirri Rakelën e Lean në fushën, ku po kullotnin kopetë e tij,
5
e u tha: «Kam vënë re se ati juaj nuk më sheh si më parë, por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.
6
Ju vetë e dini se i kam shërbyer atit tuaj me gjithë forcën time.
7
Por ai më mashtroi e ma ndërroi pagën dhjetë herë. Megjithatë, Perëndia nuk e lejoi të më bëjë keq.
8
Kur thoshte: “Pikaloshet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti pikaloshe. Dhe kur thoshte: “Laramanet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti laramane.
9
Kështu, Perëndia ia mori bagëtitë atit tuaj e m'i dha mua.
10
Në kohën kur mbarseshin bagëtitë, pashë një ëndërr ku cjeptë që po ndërzeheshin ishin laramanë, pikaloshë e me pulla.
11
Dhe në ëndërr, engjëlli i Perëndisë më tha: “Jakob!”. E unë thashë: “Ja ku jam!”.
12
Ai tha: “Kam parë gjithçka që të ka bërë Labani, prandaj ngriji sytë e shiko tërë cjeptë që po ndërzehen. Ata janë laramanë, pikaloshë e me pulla.
13
Unë jam Perëndia që t'u shfaq në Betel, aty ku ti vajose një përmendore e m'u betove. Tani, ngrihu e dil nga ky vend e kthehu në vendlindjen tënde”».
14
Atëherë Rakela e Lea iu përgjigjën: «As ne nuk kemi më pjesë e trashëgimi në shtëpinë e atit tonë.
15
A nuk na ka trajtuar si të ishim të huaja? Na shiti e na i hëngri tërë paratë.
16
Gjithë pasuria që Perëndia ia mori atit tonë, është e jona dhe e bijve tanë. Prandaj, bëj siç të tha Perëndia».
17
Kështu, Jakobi u ngrit e i vuri bijtë e gratë mbi deve.
18
Mori bagëtinë e tërë pasurinë që kishte fituar në Padan Aram e u nis për në Kanaan, tek Isaku, ati i tij.
19
Ndërsa Labani kishte shkuar për të qethur dhentë, Rakela vodhi idhujt e të atit.
20
Jakobi e mashtroi Laban Arameasin, sepse nuk i tregoi se do të largohej.
21
Kështu, Jakobi u largua me gjithçka kishte. Ai u ngrit, kaloi lumin Eufrat e u drejtua kah mali i Gileadit.
22
Ditën e tretë, i treguan Labanit se Jakobi kishte ikur.
23
Atëherë Labani bashkë me vëllezërit e vet e ndoqi për shtatë ditë dhe e arriti në malin e Gileadit.
24
Perëndia iu shfaq Laban Arameasit natën në ëndërr e i tha: «Ruaj se i thua gjë Jakobit!».
25
Kur Labani e arriti Jakobin, Jakobi e kishte ngritur tendën në malin e Gileadit. Edhe Labani bashkë me vëllezërit i ngritën tendat po aty.
26
Atëherë Labani i tha Jakobit: «Çfarë bëre kështu? Më mashtrove e m'i rrëmbeve vajzat sikur të ishin robinja lufte.
27
Përse ike tinëz e më mashtrove? Përse nuk më tregove që të të përcillja me gëzim e me këngë, me lodër e me qeste?
28
Përse nuk më le t'i puth bijtë e bijat e mia? Bëre marrëzi!
29
Tani më ke rënë në dorë, por Perëndia i atit tënd më tha mbrëmë: “Ruaj se i thua gjë Jakobit!”.
30
Ti u largove se të ka marrë malli shumë për shtëpinë e atit tënd, po idhujt pse m'i vodhe?».
31
Jakobi iu përgjigj: «Ika se pata frikë. Mendoja se do të m'i merrje me dhunë bijat e tua.
32
Atij që do t'ia gjesh idhujt e tu, ai nuk do të jetojë më. Kërko e merr çka të përket në prani të vëllezërve tanë». Ai nuk e dinte se idhujt i kishte vjedhur Rakela.
33
Kështu, Labani hyri në tendën e Jakobit, në tendën e Leas e në tendën e dy shërbëtoreve, por nuk gjeti gjë. Pasi doli nga tenda e Leas, hyri në atë të Rakelës.
34
Ndërkohë Rakela i kishte marrë idhujt, i kishte vënë në samarin e devesë dhe ishte ulur mbi to. Labani rrëmoi në gjithë tendën, por nuk gjeti gjë.
35
Ajo i tha të atit: «Të mos zemërohet imzot që nuk mund të ngrihem para tij, sepse jam me të përmuajshmet e grave». Ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
36
Atëherë Jakobi u zemërua e shfreu kundër Labanit: «Çfarë faji bëra? Çfarë mëkati bëra që të më ndjekësh kështu
37
e të rrëmosh në çdo gjë timen? A gjete gjë tënden? Nxirri, pra, para vëllezërve të mi e të tu që ata të gjykojnë mes nesh.
38
Gjatë njëzet vjetëve që kam qenë me ty nuk të dështuan as delet, as dhitë dhe deshtë e kopesë nuk t'i hëngra.
39
Nuk të solla asnjë bagëti të shqyer nga bishat, sepse dëmin e paguaja vetë. Çfarëdo vidhej ditën apo natën e kërkoje nga dora ime.
40
Ditën më këpuste vapa e natën ngrica e nuk vija gjumë në sy.
41
Njëzet vjet kam qenë në shtëpinë tënde. Katërmbëdhjetë vjet të shërbeva për bijat e tua e gjashtë vjet për kopetë, ndërsa ti ma ndërrove pagën dhjetë herë.
42
Po të mos kishte qenë me mua Perëndia i Abrahamit, atit tim, dhe Tmerri i Isakut, ti tani do të më kishe nisur duarbosh. Por Perëndia i pa vuajtjet e mundin tim dhe prandaj të qortoi mbrëmë».
43
Atëherë Labani iu përgjigj Jakobit: «Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto bagëti janë bagëtitë e mia dhe çdo gjë që sheh janë të miat. Por çfarë t'u bëj sot bijave të mia apo bijve që ato lindën?
44
Eja të lidhim një besëlidhje mes meje e teje si dëshmi mes nesh».
45
Kështu Jakobi mori një gur dhe e ngriti si përmendore.
46
Ai u tha të vetëve: «Mblidhni gurë!». Ata bënë një pirg me gurët që mblodhën e pastaj hëngrën pranë tyre.
47
Labani e quajti pirgun e gurëve Jegar Sahaduta, ndërsa Jakobi e quajti Galed.
48
Labani tha: «Sot, ky pirg gurësh është dëshmi mes meje e teje». Prandaj u quajt Galed
49
e Micpah, sepse tha: « Zoti shikoftë mes meje e teje, kur të jemi larg njëri-tjetrit.
50
Nëse i keqtrajton bijat e mia ose merr gra të tjera, edhe pse nuk do të ketë njeri pranë, shiko se Perëndia do të jetë dëshmitar mes meje e teje».
51
Pastaj Labani tha: «Ja pirgu i gurëve e përmendorja që vura mes meje e teje.
52
Ato janë dëshmi se as unë e as ti nuk do ta kalojmë këtë përmendore për t'i bërë keq njëri-tjetrit.
53
Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, perënditë e etërve të tyre, gjykofshin mes nesh». Atëherë Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
54
Jakobi kushtoi një fli në mal e i thirri vëllezërit të hanë. Ata hëngrën dhe e kaluan natën në mal.
← Chapter 30
Chapter 32 →