bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 29
Genesis 29
albanian-2018
1
Atëherë Jakobi mori udhën e shkoi në tokën e bijve të lindjes.
2
Në një fushë pa një pus e tre kope dhensh shtrirë aty pranë, sepse u jepnin për të pirë nga pusi. Një gur i madh mbulonte grykën e pusit.
3
Kur mblidheshin të gjitha kopetë, barinjtë e lëviznin gurin prej grykës së pusit e u jepnin për të pirë. Pastaj e vinin gurin në vend, mbi grykën e pusit.
4
Jakobi i pyeti: «Nga jeni, o vëllezër?». Ata u përgjigjën: «Nga Harani».
5
Ai u tha: «A e njihni Labanin, birin e Nahorit?». Ata i thanë: «E njohim».
6
Jakobi pyeti: «A është shëndoshë e mirë?». Ata iu përgjigjën: «Mirë është. Ja, Rakela, e bija, po vjen bashkë me dhentë».
7
Pastaj ai u tha: «Është ende mesditë e nuk është koha kur mblidhen bagëtitë. Megjithatë, jepuni të pinë e çojini në kullotë».
8
Por ata thanë: «Nuk mundemi. Do t'u japim dhenve të pinë vetëm kur të mblidhen të gjitha kopetë e guri të lëvizë prej grykës së pusit».
9
Teksa fliste me ta, erdhi Rakela bashkë me dhentë e të atit. Ajo ishte bareshë.
10
Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanit, ungjit të vet, bashkë me dhentë e tij, u afrua, lëvizi gurin nga gryka e pusit e u dha për të pirë dhenve të Labanit, ungjit të vet.
11
Pastaj e puthi Rakelën e qau me zë të lartë.
12
I tregoi se ishte nga fisi i të atit dhe biri i Rebekës. Atëherë ajo vrapoi e i tregoi të atit.
13
Kur Labani mori vesh për Jakobin, djalin e së motrës, vrapoi ta takojë. E përqafoi, e puthi dhe e mori në shtëpi. Ai i tregoi Labanit gjithçka që kishte ngjarë.
14
Atëherë Labani i tha: «Ti je me të vërtetë mishi e gjaku im». Jakobi qëndroi me të për një muaj.
15
Pastaj Labani i tha Jakobit: «A thua pse jemi një fis, do të më shërbesh falas? Më thuaj sa e do pagën?».
16
Labani kishte dy bija. E madhja quhej Lea, ndërsa e vogla, Rakela.
17
Lea kishte sy të hijshëm, ndërsa Rakela ishte e bukur dhe e pashme.
18
Jakobi e donte Rakelën e tha: «Do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde të vogël».
19
Labani tha: «Më mirë ta jap ty, sesa një njeriu tjetër. Rri me mua».
20
Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën, por, ngaqë e donte, iu dukën si pak ditë.
21
Atëherë Jakobi i tha Labanit: «Ma jep gruan time që të fle me të, se koha u plotësua».
22
Labani mblodhi tërë vendasit e bëri dasmë.
23
Por në mbrëmje mori Lean, të bijën, ia dha Jakobit e ky fjeti me të.
24
Labani i dha Leas, të bijës, Zilfën, skllaven e tij.
25
Në mëngjes, kur pa se ishte Lea, Jakobi i tha Labanit: «Çfarë më bëre kështu? A nuk të shërbeva për Rakelën? Përse më mashtrove?».
26
Labani i tha: «Në vendin tonë nuk është zakon të jepet e vogla para të madhes.
27
Le të kalojë kjo javë dasme e pastaj do të të japim edhe tjetrën e ti do të më shërbesh edhe shtatë vjet të tjerë».
28
Jakobi pranoi dhe pasi kaloi java e dasmës, Labani ia dha për grua Rakelën, të bijën.
29
Ai i dha Rakelës, të bijës, Bilhën, skllaven e tij.
30
Jakobi fjeti edhe me Rakelën dhe e deshi atë më shumë se Lean. Ai i shërbeu Labanit edhe për shtatë vite të tjera.
31
Zoti e pa se Lea u përbuz, prandaj i dha fëmijë, ndërsa Rakela ishte beronjë.
32
Kështu, Lea mbeti shtatzënë e lindi një djalë. E quajti Ruben, sepse tha: « Zoti e pa hidhërimin tim. Tani im shoq do të më dojë».
33
Ajo mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: « Zoti dëgjoi që jam e përbuzur, prandaj ma dha edhe këtë». Prandaj e quajti Simeon.
34
Përsëri mbeti shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë im shoq do të jetë i lidhur me mua, se i kam lindur tre djem». Prandaj u quajt Levi.
35
Lea mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë do ta lavdëroj Zotin ». Prandaj e quajti Judë. Pastaj nuk lindi më fëmijë.
← Chapter 28
Chapter 30 →