bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 25
Genesis 25
albanian-2018
1
Abrahami mori një grua tjetër që quhej Ketura.
2
Ajo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Ishbakun e Shuahun.
3
Jokshanit i lindi Shebai e Dedani. Bijtë e Dedanit ishin ashuritët, letushitët e leumitët.
4
Bijtë e Midianit ishin Efahu, Eferi, Enoku, Abidai e Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë.
5
Abrahami ia la Isakut gjithë pasurinë e vet.
6
Por bijve të shemrave të veta u dha dhurata e, ndërsa ishte gjallë, i dërgoi drejt lindjes, në vendin lindor, larg nga i biri, Isaku.
7
Abrahami jetoi njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
8
Ai dha shpirt e vdiq në pleqëri të lume, i thyer në moshë e me jetë të gjatë dhe u varros bashkë me popullin e tij.
9
Isaku e Ishmaeli, bijtë e tij, e varrosën në shpellën e Makpelës, që është në lindje të Mamreut, në arën e Efronit, birit të Cohar Hititit,
10
që Abrahami e pati blerë prej bijve të Hetit. Atje u varros ai e Sara, gruaja e tij.
11
Pas vdekjes së Abrahamit, Perëndia e bekoi Isakun, birin e tij, dhe ai banoi pranë Ber Lahaj Roiut.
12
Këta janë pasardhësit e Ishmaelit, birit të Abrahamit, që ia lindi Hagara, egjiptiania, skllavja e Sarës.
13
Këta janë emrat e bijve të Ishmaelit sipas radhës: Nebajoti, i parëlinduri i Ishmaelit, Kedari, Adbeli, Mibsami,
14
Mishmai, Dumahu, Masai,
15
Hadadi, Temai, Jeturi, Nafishi e Kedmahu.
16
Këta janë bijtë e Ishmaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave e fushimeve të tyre; dymbëdhjetë prijës sipas fiseve të tyre.
17
Ishmaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Ai dha shpirt, vdiq e u varros bashkë me popullin e vet.
18
Bijtë e Ishmaelit banuan nga Havilahu deri në Shur, që është përballë Egjiptit, në drejtim të Asirisë. Ata jetuan në kundërshti me vëllezërit e tij.
19
Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit: Abrahamit i lindi Isaku.
20
Ai ishte dyzet vjeç kur mori për grua nga Padan Arami Rebekën, bijën e Betuel Arameasit dhe motrën e Laban Arameasit.
21
Isaku iu lut Zotit për gruan e tij, sepse ajo ishte beronjë. Zoti e dëgjoi dhe Rebeka mbeti shtatzënë.
22
Djemtë përlesheshin me njëri-tjetrin brenda barkut të saj, prandaj ajo tha: «Pse po më ndodh kështu?» e shkoi të pyesë Zotin.
23
Atëherë Zoti i tha: «Dy kombe janë në barkun tënd e dy popuj do të dalin prej teje. Njëri do të jetë më i fortë se tjetri e i madhi do t'i shërbejë të voglit».
24
Kur i erdhi koha për të lindur, ajo lindi binjakë.
25
I pari doli i kuq, mbuluar i tëri si me një gunë leshi. Atë e quajtën Esau.
26
Pastaj doli i vëllai që e kishte mbërthyer Esaun nga thembra. Ai u quajt Jakob. Isaku ishte gjashtëdhjetë vjeç kur i lindën djemtë.
27
Kur ata u rritën, Esau u bë gjahtar i aftë, njeri i fushës, ndërsa Jakobi ishte i përkryer e rrinte nëpër tenda.
28
Isaku donte Esaun, sepse i pëlqente gjahu, ndërsa Rebeka donte Jakobin.
29
Një herë kur Jakobi po gatuante gjellë, Esau erdhi prej fushës i lodhur
30
e i tha Jakobit: «Më lër ta përlaj këtë gjënë e kuqe, se jam i sfilitur». Prandaj dhe u quajt Edom.
31
Jakobi tha: «Më shit më parë të drejtën e parëlindjes».
32
Esau u përgjigj: «Unë po vdes, ç'më duhet kjo e drejtë?».
33
Jakobi i tha: «M'u beto tani». Ai iu betua e ia shiti Jakobit të drejtën e parëlindjes.
34
Atëherë Jakobi i dha Esaut bukë e gjellë me thjerrëza. Ai hëngri e piu e pastaj u ngrit e iku. Kështu, Esau e përbuzi të drejtën e parëlindjes.
← Chapter 24
Chapter 26 →