bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ezekiel 6
Ezekiel 6
albanian-2018
1
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir njeriu, ktheji sytë drejt maleve të Izraelit, profetizo kundër tyre
3
e thuaj: o malet e Izraelit, dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit! Kështu u thotë Zoti im, Zoti, maleve e kodrave, grykave e luginave: ja, do të dërgoj shpatën kundër jush e do t'i shemb faltoret tuaja në vende të larta.
4
Altarët tuaj do të shkatërrohen, altarët e temjanit do të shkërmoqen e të therurit tuaj do t'ua hedh idhujve tuaj.
5
Do t'i hedh kufomat e bijve të Izraelit para idhujve të tyre e do t'jua shpërndaj eshtrat rreth altarëve tuaj.
6
Në të gjitha vendbanimet tuaja qytetet do të rrënohen dhe faltoret në vende të larta do të shkretohen, që të rrënohen e të prishen altarët tuaj, të shkërmoqen e të marrin fund idhujt tuaj, që të copëtohen altarët tuaj të temjanit e të zhduken zejet tuaja.
7
Të therurit do të bien në mesin tuaj e ju do ta merrni vesh se unë jam Zoti.
8
Por do ta lë një tepricë tuajën. Ata do t'i shpëtojnë shpatës ndër kombe, kur t'ju shpërndaj ndër vende.
9
Atëherë, të shpëtuarit tuaj do të kujtohen për mua ndër kombet ku janë shpërngulur, sesi u lëndova për shkak të tradhtisë së zemrës së tyre që u largua nga unë dhe të syve të tyre që kurvëruan me idhujt. Do t'u vijë zor nga vetja për ligësitë që bënë e për të gjitha pështirësitë.
10
Do ta marrin vesh se unë jam Zoti e nuk kam thënë kot se do t'ua bëj këtë të zezë.
11
Kështu thotë Zoti im, Zoti: përplas duar e këmbë e thuaj: vaj për të gjitha pështirësitë e liga të shtëpisë së Izraelit, se do të bien prej shpatës, prej zisë së bukës e prej murtajës.
12
Kush është larg do të vdesë prej murtajës. Kush është afër, prej shpatës do të bjerë. Kush ka mbetur e ka shpëtuar, prej zisë së bukës do të vdesë. E unë do ta shteroj zemërimin tim kundër tyre.
13
Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti, kur të therurit e tyre do të jenë mes idhujve përreth altarëve të tyre, në çdo kodër të lartë, në të gjitha majat e maleve, nën çdo pemë të bleruar, nën çdo lis plot gjethe, kudo t'u kushtojnë erë të këndshme tërë idhujve të tyre.
14
Do ta shtrij dorën kundër tyre e do ta kthej vendin në rrënim e shkretim, që nga shkretëtira e gjer në Diblah, ku kanë vendbanimet. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».
← Chapter 5
Chapter 7 →