bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ezekiel 3
Ezekiel 3
albanian-2018
1
Pastaj më tha: «Bir njeriu, ha çfarë të gjesh, haje këtë rrotull dhe shko e foli shtëpisë së Izraelit».
2
Atëherë hapa gojën e ai më dha të haja atë rrotull.
3
Pastaj më tha: «Bir njeriu, ushqeje barkun me këtë rrotull që unë po të jap e mbushi zorrët». Unë e hëngra dhe në gojë m'u bë e ëmbël porsi mjalti.
4
Pastaj më tha: «Bir njeriu, shko te shtëpia e Izraelit e folu me fjalët e mia,
5
se nuk u dërgove te një popull fjalëhollë e gjuhërëndë, por te shtëpia e Izraelit
6
e jo te popujt e shumtë fjalëhollë e gjuhërëndë, fjalët e të cilëve nuk mund t'i kuptosh. Po të të kisha dërguar tek ata, do të të kishin dëgjuar,
7
por shtëpia e Izraelit nuk dëshiron të të dëgjojë, se ata nuk dëshirojnë të më dëgjojnë mua, sepse mbarë shtëpia e Izraelit e ka ballin të ashpër e zemrën të ngurtë.
8
Ja, unë po ta bëj fytyrën të ashpër, si fytyrat e tyre, dhe ballin të ashpër, si ballin e tyre.
9
Si diamantin, më të fortë se strallin e bëra ballin tënd. Mos ki frikë prej tyre e mos u tremb prej tyre, se janë fis kryeneç».
10
Pastaj më tha: «Bir njeriu, të gjitha fjalët që po t'i them, merri për zemër e vëru vesh.
11
Shko te të shpërngulurit, te bijtë e popullit tënd, e folu. Thuaju: “Kështu thotë Zoti im, Zoti ”, si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin».
12
Atëherë një shpirt më ngriti dhe dëgjova mbrapa meje ushtimën e një dridhjeje të fortë: «Bekuar qoftë lavdia e Zotit atje ku e ka vendin!».
13
Ishte ushtima e krahëve të gjallesave që përplaseshin me njëri-tjetrin, ushtima e rrotave pranë tyre dhe ushtima e dridhjes së madhe.
14
Një shpirt më ngriti e më rrëmbeu. Unë shkova i hidhëruar e me shpirt të zemëruar, se dora e Zotit u bë e ashpër mbi mua.
15
Mbërrita te të shpërngulurit e Telavivit që banojnë pranë lumit Kebar, ku janë ngulur, dhe ndenja aty shtatë ditë i trullosur mes tyre.
16
Pas shtatë ditësh, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
17
«Bir i njeriut, të kam caktuar rojtar për shtëpinë e Izraelit. Sapo të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t'i paralajmërosh nga ana ime.
18
Nëse i them të paudhit: “Do të vdesësh”, por ti nuk e paralajmëron e nuk flet, që ta paralajmërosh të paudhin e ai të heqë dorë prej sjelljeve të veta të paudha e të jetojë, ai, i paudhi, do të vdesë për shkak të ligësisë së vet, por gjakun e tij do të ta kërkoj ty.
19
Por, nëse ti e paralajmëron të paudhin e ai nuk kthehet prej paudhësisë së vet e prej sjelljeve të veta të paudha, ai do të vdesë për shkak të ligësisë së vet e ti do të shpëtosh veten.
20
Nëse i drejti heq dorë nga drejtësia dhe bën padrejtësi, unë do t'i vë para një pengesë e ai do të vdesë. Nëse ti nuk e ke lajmëruar, ai do të vdesë për shkak të mëkatit të vet e nuk do të kujtohen veprat e drejta që pati bërë, por gjakun e tij do të ta kërkoj ty.
21
Por, nëse ti e paralajmëron të drejtin, që të mos mëkatojë, e ai nuk mëkaton, ai do të jetojë, se ishte paralajmëruar, e ti do të shpëtosh veten».
22
Atje dora e Zotit ishte mbi mua e ai më tha: «Çohu e dil në luginë, se atje do të të flas».
23
U çova e dola në luginë dhe, ja, aty qëndronte lavdia e Zotit, si lavdia që kisha parë buzë lumit Kebar, e rashë me fytyrë përtokë.
24
Atëherë hyri në mua një shpirt e më ngriti më këmbë. Pastaj më foli e më tha: «Shko e mbyllu brenda në shtëpi.
25
E ty, o bir i njeriut, ja, do të të hedhin përsipër litarët e do të të lidhin me to, që të mos dalësh mes tyre.
26
Do të ta ngjis gjuhën për qiellzë e do të mbetesh memec dhe nuk do të jesh më për ta ai që i qorton, se janë fis kryeneç.
27
Por, kur do të flas me ty, do të ta hap gojën e ti do t'u thuash: “Kështu thotë Zoti im, Zoti ”. Kush do të dëgjojë, të dëgjojë, kush nuk do, të mos dojë, sepse janë fis kryeneç».
← Chapter 2
Chapter 4 →