bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ezekiel 15
Ezekiel 15
albanian-2018
1
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
2
«Bir i njeriut, ç'epërsi ka bima e hardhisë mbi çdo bimë, shermendi që gjendet mes bimëve të pyllit?
3
A nxirret dru prej saj, për të bërë zeje? A nxjerrin ndonjë pykë prej saj, për të varur në të ndonjë vegël?
4
Ja, hidhet për të ushqyer zjarrin. Zjarri ia përpin të dy skajet, edhe mesi i përcëllohet. A duhet vallë për zeje?
5
Ja, as kur ishte i plotë nuk bënte për zeje, mos do të bëjë për zeje pasi ta përpijë e ta përcëllojë zjarri?
6
Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: siç e hedh drurin e hardhisë, ndër drunjtë e pyllit, për të ushqyer zjarrin, kështu i kam hedhur tej banorët e Jerusalemit.
7
Do ta kthej kundër tyre fytyrën time. Edhe pse i shpëtuan zjarrit, zjarri do t'i përpijë e ju do ta merrni vesh se unë jam Zoti, pasi të kthej fytyrën time kundër tyre.
8
Ndërsa tokën do ta bëj të shkretë, sepse vepruan me pabesi, kumton Zoti im, Zoti ».
← Chapter 14
Chapter 16 →