bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Exodus 39
Exodus 39
albanian-2018
1
Rrobat për të shërbyer në shenjtërore u endën me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur. Rrobat e shenjta të Aronit u bënë siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
2
Efodi u bë me ar, me pëlhurë liri të tjerrë hollë dhe me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur.
3
Pllakat e arit i farkëtuan hollë dhe i prenë në shirita që t'i thurnin me mjeshtëri me pëlhurën e lirit dhe me fijet ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur.
4
Pastaj bënë dy suporet dhe i lidhën në të dyja anët e efodit.
5
Rripi mbi efod u punua nga e njëjta copë dhe me të njëjtat materiale si efodi. Ai u punua me ar, me pëlhurë liri të tjerrë hollë dhe me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur, ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
6
Pastaj punuan gurët e oniksit. I përshkuan me filigran të artë dhe i gdhendën me emrat e bijve të Izraelit.
7
I vendosën mbi suporet e efodit, siç Zoti e urdhëroi Moisiun, që të jenë si përkujtimore për bijtë e Izraelit.
8
Pastaj qëndisi parzmoren me mjeshtëri siç qëndisi dhe efodin. Ajo u punua me ar, me pëlhurë liri të tjerrë hollë dhe me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur.
9
Parzmoren e palosën më dysh dhe e bënë katrore, një pëllëmbë të gjatë e një pëllëmbë të gjerë.
10
Në të vunë katër radhë me gurë të çmuar. Në radhën e parë vunë rubin, topaz dhe smerald.
11
Në radhën e dytë vunë granat, safir dhe diamant.
12
Në radhën e tretë vunë hiacint, kalcedon dhe ametist.
13
Në radhën e katërt vunë topaz, oniks dhe diaspër. Gurët e çmuar u përshkuan me filigran të artë.
14
Gjithsej ishin dymbëdhjetë gurë të çmuar sipas bijve të Izraelit. Emri i çdo fisi u gdhend mbi çdo gurë.
15
Parzmores i bënë varëse të gërshetuara prej ari të pastër.
16
Pastaj bënë dy filigranë e dy rrathë të artë. Rrathët i vunë në të dyja anët e parzmores
17
dhe në to mbërthyen të dyja varëset e arta.
18
Dy anët e tjera të varëseve i mbërthyen te dy filigranët dhe i lidhën me suporet e efodit me krah përpara.
19
Bënë dy rrathë të artë dhe i vendosën në të dyja cepat e parzmores, në anën e brendshme të saj, përballë efodit.
20
Bënë edhe dy rrathë të tjerë të artë dhe i vendosën përpara efodit, në fund të suporeve, pranë vendit ku ato puqen, sipër rripit të efodit.
21
Pastaj i lidhën rrathët e parzmores me ato të efodit me një shirit ngjyrë vjollcë që parzmorja të ishte sipër rripit dhe të mos lëvizte prej efodit. Ato u bënë siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
22
Petku poshtë efodit u end i tëri me pëlhurë ngjyrë vjollcë.
23
Në mes të saj u hap një grykë porsi jakë. Ajo u qep përreth me një buzë që të mos grisej.
24
Në fund të petkut punuan shegë me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur e të dredhur.
25
Pastaj bënë këmbanëza me ar të pastër dhe i varën rreth e qark fundit të petkut, ndërmjet shegëve.
26
Ato u varën me radhë ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun, një këmbanëz e një shegë rreth e qark fundit të petkut që përdorej për shërbesë.
27
Pastaj punuan për Aronin e bijtë e tij tunikat prej liri,
28
kësulën dhe kësulëzat prej liri, mbathjet e linjta të tjerrë hollë
29
dhe brezin prej liri të tjerrë hollë që u qëndis me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur. Ato u bënë ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
30
Pastaj bënë pllakëzën e kurorës së shenjtë me ar të pastër dhe në të gdhendën: «I shenjti i Zotit ».
31
E lidhën mbi kësulë me një shirit ngjyrë vjollcë ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
32
Kështu, u përfunduan tërë punët e tendës, tendës së takimit. Izraelitët bënë gjithçka ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
33
Atëherë ia paraqitën tendën Moisiut: tendën me tërë pajisjet përkatëse, grremçat, dërrasat, traversat, shtyllat, bazat;
34
mbulesën me lëkurë dashi të ngjyrosur në të kuqe, mbulesën me lëkurë të çmuar e velin që ndan;
35
arkën e dëshmisë bashkë me shufrat e pajtimoren;
36
tryezën bashkë me tërë enët përkatëse e bukën e paraqitjes;
37
shandanin prej ari të pastër bashkë me llambat e renditura, enët përkatëse e vajin për ndriçim;
38
altarin prej ari bashkë me vajin për vajosje e temjanin erëkëndshëm; perden e hyrjes së tendës;
39
altarin prej bronzi bashkë me skarën prej bronzi, shufrat e enët përkatëse; legenin bashkë me bazën;
40
pëlhurat e oborrit bashkë me shtyllat, bazat, perden e hyrjes, litarët, kunjat e tërë pajisjet për ndërtimin e tendës, tendës së takimit;
41
dhe rrobat e endura që përdoren për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta të priftit Aron e rrobat e bijve të tij që shërbejnë si priftërinj.
42
Izraelitët i bënë tërë punimet ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
43
Moisiu i kontrolloi tërë punimet dhe, ja, pa që ishin bërë ashtu siç kishte urdhëruar Zoti dhe Moisiu i bekoi.
← Chapter 38
Chapter 40 →