bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Exodus 36
Exodus 36
albanian-2018
1
«Kështu, Becaleli, Oholiabi dhe tërë ata të cilëve Zoti u dha urti e dituri për të kryer çdo punë në ndërtimin e shenjtërores, do të bëjnë gjithçka që ka urdhëruar Zoti ».
2
Atëherë Moisiu thirri Becalelin, Oholiabin dhe çdo njeri të cilit Zoti i kishte dhënë urti dhe që ishte treguar i gatshëm të punonte.
3
Ata i morën nga Moisiu tërë dhuratat që izraelitët kishin sjellë për të ndërtuar shenjtëroren. Por populli vazhdoi të kushtonte vullnetarisht mëngjes për mëngjes.
4
Prandaj, secili nga mjeshtrat që po ndërtonte shenjtëroren, u kthye nga puna dhe
5
i tha Moisiut: «Populli po sjell më shumë se ç'duhet për punën që Zoti urdhëroi të bëhet».
6
Atëherë Moisiu dha urdhër dhe lajmi u përhap në fushim që asnjë burrë apo grua, të mos dhurojë më për ndërtimin e shenjtërores. Kështu, populli ndaloi së dhuruari,
7
sepse ato që kishin sjellë ishin më se të mjaftueshme për tërë punën.
8
Atëherë tërë punëtorët mjeshtra e bënë tendën me dhjetë pëlhura liri të tjerra hollë. Ajo u punua me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt, të kuqe të ndezur e u qëndis mjeshtërisht me kerubë.
9
Çdo pëlhurë ishte njëzet e tetë kute e gjatë dhe katër kute e gjerë. Të gjitha pëlhurat kishin të njëjtat përmasa.
10
Pesë nga pëlhurat u qepën me njëra-tjetrën si një copë e vetme, po kështu u bë edhe me pesë të tjerat.
11
Pastaj punuan vjegëza me ngjyrë vjollcë në anën e fundit të njërës copë dhe po kështu u bënë në anën e copës tjetër.
12
Pesëdhjetë vjegëza u bënë në njërën copë dhe pesëdhjetë në anën e copës tjetër. Vjegëzat e të dyja copave përkonin me njëra-tjetrën.
13
Punuan edhe pesëdhjetë grremça të artë, që të mbërthenin me to copat me njëra-tjetrën. Kështu, tenda u bë njëcopëshe.
14
Pastaj bënë një mbulesë me njëmbëdhjetë pëlhura me lesh dhie për ta vënë mbi tendë.
15
Çdo pëlhurë ishte tridhjetë kute e gjatë dhe katër kute e gjerë. Të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtat përmasa.
16
Pesë nga pëlhurat u qepën si një copë e vetme dhe po kështu u bë me gjashtë të tjerat.
17
Pesëdhjetë vjegëza u bënë në fundin e njërës copë dhe po pesëdhjetë u bënë në fundin e copës tjetër.
18
Punuan edhe pesëdhjetë grremça bronzi për të mbërthyer tendën që ajo të ishte njëcopëshe.
19
E mbuluan tendën me lëkurë dashi të ngjyrosur në të kuqe dhe mbi të vunë një mbulesë tjetër me lëkurë të çmuar.
20
Pastaj bënë dërrasat e tendës me dru akacieje dhe i ngulën drejt.
21
Çdo dërrasë ishte dhjetë kute e gjatë dhe një kut e gjysmë e gjerë.
22
Dërrasat kishin nga dy kunja që të mbërtheheshin me njëra-tjetrën. Kështu u punuan tërë dërrasat e tendës.
23
Njëzet u vunë në krahun jugor.
24
Dyzet baza argjendi u punuan që të viheshin poshtë këtyre njëzet dërrasave. Dy baza për çdo dërrasë, një bazë për çdo kunj.
25
Edhe në krahun tjetër të tendës, atë të veriut, u vunë njëzet dërrasa
26
dhe dyzet baza argjendi, pra dy baza për çdo dërrasë.
27
Ndërsa në krahun e pasmë, atë të perëndimit, vunë gjashtë dërrasa.
28
Pastaj bënë dy dërrasa për këndet e krahut të pasmë të tendës.
29
Ato ishin të ndara poshtë, por të bashkuara sipër me një rreth. Kështu u bë me dërrasat e të dyja këndeve.
30
Gjithsej ishin tetë dërrasa dhe gjashtëmbëdhjetë baza prej argjendi, pra dy baza për çdo dërrasë.
31
Pastaj bënë traversa me dru akacieje: pesë traversa për dërrasat e njërit krah të tendës,
32
pesë traversa për dërrasat a krahut tjetër dhe pesë traversa për dërrasat e krahut të pasmë, atë të perëndimit.
33
Traversa e mesit, ajo që është në mes të dërrasave, ishte e gjatë nga cepi në cep.
34
Dërrasat e traversat u praruan dhe u bënë rrathë të artë për të mbajtur traversat.
35
Pastaj bënë një vel prej liri të tjerrë hollë. Veli u punua me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt, të kuqe të ndezur dhe u qëndis mjeshtërisht me kerubë.
36
Për velin bënë katër shtylla me dru akacieje. Shtyllat u praruan dhe vunë grremça të artë. Pastaj shkrinë katër baza të argjendta për to.
37
Në hyrje të tendës bënë një perde prej liri të tjerrë hollë. Ajo u qëndis me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe të kuqe të ndezur.
38
Për perden bënë pesë shtylla me grremça. Kokat e shtyllave e shtizat i praruan, ndërsa bazat i bënë bronzi.
← Chapter 35
Chapter 37 →