bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Exodus 15
Exodus 15
albanian-2018
1
Atëherë Moisiu e izraelitët kënduan këtë këngë për nder të Zotit: «Këndojini Zotit se madhërisht ngadhënjeu, plandosi në det kuaj e karroca.
2
Zoti është forca ime dhe kënga ime. Ai është shpëtimi im. Është Perëndia im, atë do të lavdëroj, Perëndia i atit tim, atë do të lartësoj.
3
Zoti është i fortë në luftë, Zot është emri i tij.
4
Karrocat dhe ushtrinë e faraonit i vërviti në det. Të përzgjedhurit e tij, u mbytën në detin e Kuq.
5
Ujërat i mbuluan, si gurë u fundosën.
6
E djathta jote, o Zot, fuqi madhështore. E djathta jote, o Zot, e dërrmon armikun.
7
Me madhështinë tënde i rrëzon kundërshtarët. Zemërimin e lëshon, që si byku t'i përpijë.
8
Nga turfullimi yt, ujërat u bënë pirg, si mure u ngritën lart e ngrinë thellë në det.
9
Armiku thoshte: “Do t'i ndjek, do t'i zë, e prenë do ta ndaj. Do të më ngopet shpirti. Shpatën do ta nxjerr e në dorë do t'i shtie”.
10
Ti i fryve erës e deti i mbuloi. E ata ranë si plumb, në ujërat e tërbuara.
11
O Zot, kush është si ti mes perëndive? Kush është si ti, madhështor në shenjtëri, i tmerrshëm në lavdi, që bën mrekulli?
12
E shtrive të djathtën e toka i përpiu.
13
Me mirësi udhëhoqe popullin që shpëtove. Me fuqi i prive drejt shenjtërores tënde.
14
Dëgjuan popujt e u drodhën. Ankthi i mbërtheu banorët e Filistesë.
15
Atëherë u tmerruan prijësit e Edomit. Trimat e Moabit i zunë të dridhurat, banorët e Kanaanit u tretën të gjithë nga frika.
16
Tmerri e frika i pushtoi ata. Prej fuqisë së krahut tënd shtangen e ngurosen, sa të kalojë populli yt, o Zot, sa të kalojë populli që ti bleve.
17
Popullin do ta marrësh e do ta mbjellësh në malin e trashëgimisë tënde, në banesën tënde, që ti gatite, o Zot, Në shenjtëroren që ngrite me duart e tua, Imzot.
18
Zoti mbretëron përjetë e përgjithmonë».
19
Kur kuajt, karrocat dhe kalorësit e faraonit hynë në det, Zoti lëshoi mbi ta ujërat e detit. Por izraelitët kaluan përmes detit nëpër tokë të thatë.
20
Atëherë Mirjama, profetesha, motra e Aronit, mori dajren në dorë. Pas saj dolën të gjitha gratë e filluan të kërcejnë me dajre.
21
Mirjama i printe këngës: «Këndojini Zotit, se madhërisht ngadhënjeu, plandosi në det kuaj e karroca».
22
Pastaj Moisiu i çoi izraelitët nga deti i Kuq në shkretëtirën e Shurit. Ata udhëtuan për tri ditë nëpër shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë.
23
Arritën në Marë, por ujin e Marës nuk e pinin dot, se ishte i hidhur. Prandaj edhe quhej Marë.
24
Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut dhe tha: «Çfarë të pimë tani?».
25
Moisiu i thirri Zotit dhe ai i dëftoi një lloj druri. Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël. Në atë vend, Zoti i dha popullit rregulla e vendime. Po atje e vuri në provë
26
e i tha: «Nëse e dëgjon me kujdes zërin e Zotit, Perëndisë tënd, nëse bën çfarë është e drejtë para tij dhe u vë vesh urdhërimeve të tij e mban tërë rregullat e tij, atëherë nuk do të lëshoj mbi ty asnjë nga gjëmat që i bëra Egjiptit. Unë jam Zoti, shëruesi yt».
27
Pastaj izraelitët arritën në Elim. Atje kishte dymbëdhjetë burime dhe shtatëdhjetë palma. Ata fushuan pranë ujit.
← Chapter 14
Chapter 16 →