bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Esther 7
Esther 7
albanian-2018
1
Hamani dhe mbreti shkuan në gostinë e mbretëreshës Ester.
2
Edhe ditën e dytë, kur po pihej verë, mbreti i tha Esterës: «Cila është kërkesa jote, mbretëresha Ester, se do të të plotësohet? Çfarë dëshire ke? Deri edhe gjysma e mbretërisë do të të jepet».
3
Mbretëresha Ester u përgjigj: «Nëse kam gjetur hir para syve të tu, o mbret, e nëse i pëlqen mbretit, le të më falet jeta mua, sipas lutjes sime, e popullit tim, sipas kërkesës sime,
4
sepse unë dhe populli im jemi shitur për t'u shfarosur, për t'u vrarë e për t'u rrënuar. Po të ishim shitur për t'u bërë skllevër e skllave, do të kisha heshtur, se s'do të ishte brengë për të trazuar mbretin».
5
Atëherë mbreti Kserks i tha mbretëreshës Ester: «Kush është e ku është ai që ia bën zemra të veprojë kështu?».
6
Estera u përgjigj: «Një njeri kundërshtar e armik, Hamani i lig». Hamani u tmerrua para mbretit e mbretëreshës.
7
Mbreti e la verën, u ngrit i zemëruar e doli në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani ndenji për t'iu lutur mbretëreshës Ester që t'i falej jeta, sepse e pa se, nga ana e mbretit, ishte marrë vendimi për ta ndëshkuar.
8
Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit në dhomën e gostisë e Hamani ra në divanin ku gjendej Estera. Atëherë mbreti tha: «Edhe mbretëreshën do ta dhunojë ky, me mua në shtëpi?». Sapo doli fjala nga goja e mbretit, Hamanit ia mbuluan fytyrën.
9
Harbonai, njëri nga eunukët, tha në praninë e mbretit: «Ja, Hamani ka ngritur edhe një shtyllë njëzet e pesë metra të lartë për Mordakain, i cili foli mirë për mbretin. Është në shtëpinë e Hamanit». Mbreti tha: «Vareni në të!».
10
Atëherë e varën Hamanin në shtyllën që kishte përgatitur për Mordakain dhe mbretit i ra zemërimi.
← Chapter 6
Chapter 8 →