bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Esther 5
Esther 5
albanian-2018
1
Ditën e tretë, Estera veshi rrobat mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit mbretëror, përballë pallatit mbretëror. Mbreti rrinte ulur mbi fronin mbretëror në pallat, kundruall hyrjes së pallatit.
2
Kur mbreti e pa Esterën tek qëndronte në oborr, iu duk e hijshme. Mbreti shtriu drejt Esterës skeptrin e artë që mbante në dorë. Estera u afrua dhe preku majën e skeptrit.
3
Atëherë mbreti i tha: «Çfarë ke, mbretëresha Ester? Çfarë kërkese ke? Deri edhe gjysma e mbretërisë do të të jepet».
4
Estera u përgjigj: «Nëse i pëlqen mbretit, le të vijnë sot mbreti me Hamanin në gostinë që kam shtruar për të».
5
Mbreti tha: «Silleni shpejt Hamanin e të bëjmë siç tha Estera». Atëherë mbreti shkoi me Hamanin në gostinë që kishte shtruar Estera.
6
Kur u shtrua vera, mbreti e pyeti Esterën: «Ç'lutje ke? Do të të plotësohet. Çfarë kërkese ke? Deri edhe gjysma e mbretërisë do të të jepet».
7
Atëherë Estera u përgjigj: «Lutja ime dhe dëshira ime është kjo:
8
nëse kam gjetur hir para mbretit e nëse mbretit i duket gjë e mirë të ma plotësojë lutjen e të ma kryejë kërkesën, le të vijë mbreti me Hamanin në gostinë që do të shtroj për ta dhe nesër unë do të bëj siç tha mbreti».
9
Atë ditë Hamani doli i gëzuar e plot hare, por, kur pa Mordakain te porta e mbretit, që nuk u çua e nuk luajti vendit për të, u mbush me zemërim kundër tij.
10
Megjithatë, u përmbajt, shkoi në shtëpi dhe thirri miqtë dhe Zereshën, gruan e vet.
11
Hamani u tregoi për madhështinë e pasurisë së vet, për bijtë e vet të shumtë, sesi mbreti e kishte lartësuar e si e kishte ngritur mbi princat dhe shërbëtorët e vet.
12
Hamani u tha: «Edhe mbretëresha Ester nuk ftoi askënd tjetër përveç meje në gostinë që shtroi për mbretin. Jam i ftuar të shkoj tek ajo me mbretin edhe nesër.
13
Por, gjithë kjo nuk më mjafton për sa kohë ta shoh jude Mordakain ulur te porta e mbretit».
14
Atëherë Zeresha, gruaja e tij, dhe të gjithë miqtë i thanë: «Le të ngrihet një shtyllë njëzet e pesë metra e lartë e nesër thuaji mbretit ta varin në të Mordakain. Pastaj shko i gëzuar në gosti me mbretin». Kjo i pëlqeu Hamanit dhe ai përgatiti shtyllën.
← Chapter 4
Chapter 6 →