bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 4
Ecclesiastes 4
albanian-2018
1
Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë.
2
Atëherë u përgëzova me të vdekurit, që vdiqën e shkuan, më shumë se me të gjallët, që ende gjallojnë,
3
por më mirë se të dyja palët është ai që ende nuk është e nuk e ka parë ligësinë që bëhet nën diell.
4
Vërejta se tërë mundi e tërë arritjet në punë vinin nga zilia që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
5
I marri rri duarkryq e ha veten me dhëmbë.
6
Më mirë një grusht plot qetësi, se dy duar plot mund e të rendësh pas erës.
7
Përsëri pashë tymnajë nën diell:
8
dikush fillikat, pa fëmijë e pa vëlla, bën gjithë atë mund të pafund e sytë s'i kanë të ngopur me pasuri. «Për kë po punoj, që po ia mohoj vetes kënaqësitë?». Edhe kjo është tymnajë e punë e mbrapshtë.
9
Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet.
10
Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.
11
Po ashtu, nëse dy vetë flenë bashkë, ngrohen, por ai që mbetet vetëm, si do të ngrohet?
12
Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
13
Më mirë një djalë skamnor e i urtë, se një mbret plak e i marrë që nuk di të këshillohet më,
14
se ai del nga burgu e bëhet mbret, ndonëse pati lindur skamnor në mbretërinë e vet.
15
I pashë të gjithë të gjallët që ecin nën diell me djaloshin që u ngrit e i zuri vendin mbretit.
16
Nuk kishte të sosur tërë ai popull, tërë ata të cilëve u printe. Por prapë, ata që do të vijnë më vonë, nuk do të gëzohen me të. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
17
Ruaje këmbën kur të shkosh në tempullin e Perëndisë. Më mirë afrohu për të dëgjuar, sesa për të kushtuar flinë e të marrëve, se ata nuk e dinë se veprojnë keq.
← Chapter 3
Chapter 5 →