bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Deuteronomy 21
Deuteronomy 21
albanian-2018
1
«Nëse në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep për të pushtuar gjendet dikush i vrarë përtokë e askush nuk e di se kush e vrau,
2
pleqtë dhe gjykatësit të dalin e të llogaritin largësinë mes kufomës dhe qyteteve përreth.
3
Pleqtë e qytetit më të afërt të marrin një mëshqerrë që nuk është vënë në punë apo në zgjedhë.
4
Pleqtë ta çojnë mëshqerrën në një luginë me ujë të rrjedhshëm, të papunuar e të pambjellë, e atje t'i thyejnë qafën.
5
Atëherë do të vijnë priftërinjtë, bijtë e Levit, sepse ata i zgjodhi Zoti, Perëndia yt, që t'i shërbejnë e të bekojnë në emër të Zotit. Fjala e tyre do t'i japë fund çdo zënke e mosmarrëveshjeje.
6
Pastaj pleqtë e qytetit më të afërt të lajnë duart mbi mëshqerrën, të cilës ia thyen qafën në luginë
7
e të thonë: “Duart tona nuk e derdhën këtë gjak e sytë tanë nuk panë asgjë.
8
Shlyeje, o Zot, fajin e Izraelit, popullit tënd, që e çlirove. Mos ia ngarko Izraelit, popullit tënd, gjakun e pafajshëm”. Kështu faji i gjakderdhjes do t'u shlyhet
9
e ti do ta zhdukësh këtë faj nga mesi yt, sepse veprove drejt para Zotit.
10
Kur të shkosh në luftë kundër armiqve dhe Zoti, Perëndia yt, t'i dorëzon e ti i zë rob,
11
nëse sheh mes robërve ndonjë grua të pashme, që e dëshiron dhe e merr për grua,
12
atëherë, kur ta sjellësh në shtëpi, ajo ta rruajë kokën, të presë thonjtë
13
dhe të heqë rrobat e robërisë. Të rrijë në shtëpinë tënde e të vajtojë të atin e të ëmën për një muaj. Pastaj mund të flesh me të. Ti do të bëhesh burri i saj dhe ajo do të jetë gruaja jote.
14
Nëse nuk do të jesh i kënaqur me të, lëre të shkojë e lirë. Nuk do ta shesësh me para e as nuk do ta trajtosh si skllave, sepse tashmë e ke poshtëruar.
15
Nëse dikush ka dy gra dhe njërën e do, por tjetrën e urren, dhe nëse të dyja i lindin nga një djalë, por gruaja që urren lind e para,
16
kur të vijë koha për të ndarë pasurinë mes fëmijëve, nuk mund ta trajtojë birin e gruas që do sikur të ishte i parëlinduri i gruas që urren.
17
Ta pranojë të parëlindurin, birin e gruas që urren, dhe t'i japë dyfishin e gjithçkaje, sepse ai është i fryti i parë i burrërisë së tij dhe atij i përket e drejta e parëlindjes.
18
Nëse dikush ka një djalë kokëfortë e të pabindur, që nuk ia dëgjon fjalën të atit apo të ëmës, edhe pasi e qortojnë,
19
atëherë i ati dhe e ëma ta marrin të birin e ta çojnë te pleqtë e qytetit, te portat e atij vendi
20
e t'u thonë: “Ky, biri ynë, është kokëfortë, i pabindur, nuk na e dëgjon fjalën, është grykës e pijanec”.
21
Atëherë të gjithë njerëzit e qytetit ta vrasin me gurë. Kështu do ta zhdukësh ligësinë nga mesi yt. Tërë Izraeli do të dëgjojë e do të ketë frikë.
22
Nëse dikush kryen ndonjë mëkat, që ndëshkohet me vdekje, vritet dhe varet në pemë,
23
mos e lër kufomën të varur gjatë natës. Varrose po atë ditë, sepse i varuri është mallkim para Perëndisë. Mos e përdhos tokën që po të jep si trashëgimi Zoti, Perëndia yt».
← Chapter 20
Chapter 22 →