bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Amos 6
Amos 6
albanian-2018
1
«Mjerë ata që krekosen në Sion, që ndihen të sigurt në malin e Samarisë, mjerë paria e kombit të përzgjedhur, te të cilët shtëpia e Izraelit shkon për ndihmë.
2
Kaloni nëpër Kalneh e vështroni, shkoni prej andej në Hamat Rabah, zbrisni te Gati i Filistesë. A mos jeni më të mirë se këto kombe? A është vendi i tyre më i madh se vendi juaj?
3
O ju, që shpërfillni ditën e mjerimit e pushtetin e dhunës nxisni.
4
Mjerë ata që shtrihen në shtretër të fildishtë, që shtriqen divaneve, e hanë qengjat e kopesë dhe viçat e stallës.
5
Ata luajnë me lirën e si Davidi sajojnë vegla muzikore,
6
pinë verë me tas, veten vajosin me vaj të përzgjedhur e për rrënojat e Jozefit nuk lëngojnë.
7
Ndaj do të jenë në krye të të shpërngulurve, fund do të marrë gazi i tyre i shfrenuar.
8
U betua Zoti, Zoti im për veten e vet, kumton Zoti, Perëndia i ushtrive: “Më neveritet krenaria e Jakobit, fortesat e tij i urrej e qytetin me ç'ka brenda do ta dorëzoj”.
9
Nëse mbesin dhjetë vetë në një shtëpi, edhe ata do të vdesin.
10
Një nga të afërmit, ai që djeg kufomat, kur të nxjerrë eshtrat nga shtëpia do të pyesë: “A ka mbetur ndonjë tjetër brenda?”. I afërti në fund të shtëpisë do të përgjigjet: “Jo!”. E më pas do të thotë: “Hesht! Se nuk bën të përmendet emri i Zotit!”.
11
Ja, Zoti po jep urdhër, shtëpinë e madhe do ta bëjë copë e çikë, shtëpinë e vogël do ta bëjë thërrime.
12
A kalërojnë kuajt mbi shkëmbinj? A lërohet shkëmbi me qe? Por, ju e kthyet të drejtën në helm, frytin e drejtësisë në farmak.
13
O ju që mburreni për Lo Debarin, e thoni: “A nuk e pushtuam me forcën tonë?”.
14
Ja, po ngre kundër jush një komb, o shtëpia e Izraelit, kumton Zoti, Perëndia i ushtrive, do t'ju shtypin që nga Lebo Hamati deri në luginën e Arabahut».
← Chapter 5
Chapter 7 →