bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Amos 4
Amos 4
albanian-2018
1
«Dëgjoni këtë fjalë, o ju lopët e Bashanit, që jeni në malin e Samarisë, ju që shtypni të mjerët e mundoni skamnorët, ju që u thoni zotërinjve tuaj: na sillni për të pirë!
2
Zoti, Zoti im u betua për shenjtërinë e vet, se po ju vijnë ditët kur do t'ju kapin me grremça, e pasardhësit tuaj me grepa.
3
Njërën pas tjetrës do t'ju kapin përmes të çarave të murit e në Harmon do t'ju degdisin, kumton Zoti.
4
Shkoni në Betel e shkelni ligjin, në Gilgal e shtoni shkeljet. Sillini flijimet në mëngjes, të dhjetën në ditën e tretë.
5
Digjeni për lavd kushtimin e mbrujtur, shpallni me të madhe flitë vullnetare, se kështu doni të veproni, o bij të Izraelit, kumton Zoti, Zoti im.
6
Ndaj dhe unë ju lashë gojëzbrazur në të gjitha qytetet tuaja e pa bukë në gjithë vendet tuaja, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton Zoti.
7
Ndaj dhe unë e mbajta shiun tre muaj para korrjes. E çoja shiun në një qytet, por jo në një tjetër. Njëra pjesë e tokës lagej, ndërsa tjetra digjej e thatë.
8
Banorët e dy a tri qyteteve iknin në një qytet tjetër për të gjetur ujë e s'ngopeshin, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton Zoti.
9
Ju godita me urth e vrug. Shumë kopshte e vreshta tuajat, fiq e ullishta i përlau vemja, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton Zoti.
10
Dërgova murtajën mes jush, siç e dërgova në Egjipt. I vrava me shpatë djelmoshat tuaj, kuajt tuaj i bëra pre. Hundët jua shpova me kutërbimin e fushimit, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton Zoti.
11
Ju përmbysa, siç i përmbysi Perëndia Sodomën e Gomorrën, u bëtë si trungu i përcëlluar nga zjarri, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton Zoti.
12
Ndaj kështu do të sillem me ty, o Izrael. Meqë do të veproj kështu, përgatitu të takosh Perëndinë tënd, o Izrael.
13
Ja, ai që u dha trajtë maleve dhe erën krijoi, ai që i dëfton njeriut synimet, ai që e bën agimin terr dhe ecën mbi kreshtat e tokës, është Zoti, Perëndi i ushtrive është emri i tij».
← Chapter 3
Chapter 5 →