bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Acts 23
Acts 23
albanian-2018
1
Pali vështroi nga sinedri e tha: «Vëllezër, deri më sot kam jetuar me ndërgjegje të pastër para Perëndisë».
2
Atëherë kryeprifti Hananiah i urdhëroi ata që ishin pranë Palit ta godisnin Palin në gojë.
3
Por Pali i tha: «Ty do të godasë Perëndia, o mur i zbardhur! Je ulur për të më gjykuar sipas ligjit dhe, duke shkelur këtë ligj, urdhëron të më godasin».
4
Ata që ishin aty thanë: «Ti po shan kryepriftin e Perëndisë?».
5
Por Pali u përgjigj: «Vëllezër, nuk e dija se ishte kryeprift, sepse është shkruar: mos fol keq për krerët e popullit tënd! ».
6
Meqenëse Pali e dinte se disa ishin saducenj e të tjerët farisenj, tha me zë të lartë në sinedër: «Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh. Unë po gjykohem, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve».
7
Sapo e tha këtë, farisenjtë e saducenjtë filluan të grinden mes tyre dhe sinedri u përça.
8
Në të vërtetë saducenjtë thonë se nuk ka as ngjallje, as engjëj e as shpirtra të tjerë, ndërsa farisenjtë i pranojnë të gjitha këto.
9
Atëherë u bë një zhurmë e madhe dhe disa shkrues nga ana e farisenjve u ngritën e kundërshtuan me forcë: «Nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri. Po sikur t'i ketë folur një shpirt apo një engjëll?».
10
Meqenëse ata po grindeshin gjithnjë e më shumë, kryemijësi pati frikë se mos e copëtonin Palin. Prandaj i urdhëroi ushtarët të shkonin e t'ua rrëmbenin Palin nga duart dhe ta sillnin në fortesë.
11
Një natë më pas Zoti iu shfaq Palit e i tha: «Ki guxim! Sikurse ke dëshmuar për mua në Jerusalem, kështu duhet të dëshmosh edhe në Romë».
12
Në mëngjes judenjtë përgatitën një kurth dhe u betuan se nuk do të hanin e nuk do të pinin derisa ta vrisnin Palin.
13
Ata që u bashkuan me këtë kurth ishin më shumë se dyzet veta.
14
Shkuan te kryepriftërinjtë e pleqtë e u thanë: «Ne jemi betuar me vendosmëri që të mos vëmë gjë në gojë derisa ta vrasim Palin.
15
Prandaj, tani, ju dhe sinedri duhet të njoftoni komandantin e kohortës që ta sjellë te ju, duke u hequr sikur doni ta hetoni më me imtësi. Ndërsa ne jemi të gatshëm ta vrasim para se të arrijë këtu».
16
Djali i motrës së Palit dëgjoi për këtë pritë. Ai shkoi te fortesa dhe e lajmëroi Palin.
17
Pali thirri njërin nga kryeqindësat e i tha: «Dërgoje këtë djalosh te kryemijësi, se ka diçka për t'i thënë».
18
Ai e mori, e çoi te kryemijësi e i tha: «Pali, i burgosuri, më thirri e më kërkoi ta sjell te ti këtë djalosh, se ka diçka për të të thënë».
19
Kryemijësi e mori për dore, shkoi mënjanë dhe e pyeti: «Çfarë ke për të më thënë?».
20
Ai iu përgjigj: «Judenjtë janë bërë në një mendje të të kërkojnë ta çosh Palin nesër në sinedër, gjoja për ta hetuar më imtësisht.
21
Ti mos i dëgjo, sepse më shumë se dyzet burra prej tyre i kanë zënë pritë. Ata janë betuar se nuk do të hanë e as nuk do të pinë pa e vrarë atë. Tani ata janë gati dhe po presin vendimin tënd».
22
Atëherë kryemijësi e nisi djaloshin e i tha: «Mos i trego askujt se më ke njoftuar!».
23
Atëherë ai thirri dy nga kryeqindësat e u tha: «Përgatituni për t'u nisur rreth orës nëntë për në Cezare me dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shigjetarë.
24
Bëni gati një kalë edhe për Palin, që të shkojë shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks!».
25
Pastaj shkroi këtë letër:
26
«Klaud Lisia për madhërinë e tij qeveritarin Feliks: përshëndetje!
27
Ky njeri është kapur nga judenjtë që donin ta vrisnin, por pasi mësova se është qytetar romak, e shpëtova nga duart e tyre me anë të ushtarëve.
28
Unë doja të dija shkakun për të cilin e kishin paditur dhe prandaj e çova para sinedrit të tyre.
29
Aty mora vesh se e kishin paditur për disa çështje lidhur me ligjin e tyre, por nuk kishte bërë asgjë që të meritonte vdekjen ose prangat.
30
Kur më njoftuan se judenjtë i kishin ngritur një kurth, e dërgova menjëherë te ti dhe i urdhërova paditësit e tij që të flasin me ty për të ».
31
Atëherë ushtarët e morën Palin dhe, sipas urdhrit, e çuan gjatë natës në Antipatridë.
32
Të nesërmen i lanë kalorësit të shkonin me të, ndërsa ata vetë u kthyen në fortesë.
33
Kalorësit arritën në Cezare, i dhanë letrën qeveritarit dhe i dorëzuan Palin.
34
Qeveritari e lexoi letrën, e pyeti Palin se cilës provincë i përkiste dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
35
i tha: «Do të të dëgjoj kur të vijnë ata që të kanë paditur». Pastaj urdhëroi ta mbanin nën mbikëqyrje në pretoriumin e Herodit.
← Chapter 22
Chapter 24 →