bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
2 Samuel 22
2 Samuel 22
albanian-2018
1
Davidi i drejtoi Zotit fjalët e kësaj kënge ditën që Zoti e shpëtoi nga dora e armiqve dhe nga dora e Saulit
2
e tha: « Zoti është shkëmbi im, fortesa ime e çliruesi im,
3
është Perëndia im, shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime.
4
Lavdi pastë Zoti! I thirra dhe nga armiqtë shpëtova.
5
Valët e vdekjes më mbërthyen, përrenj shkatërrimi më tmerruan.
6
Leqet e skëterrës më rrethuan, më zunë pritë grackat e vdekjes.
7
Kur u gjenda ngushtë, i thirra Zotit, i thirra Perëndisë tim. Nga tempulli i tij e dëgjoi zërin tim, klithma ime arriti te veshët e tij.
8
Ndaj toka u trand e u tund, themelet e qiejve u shkundën e luajtën vendit, prej zjarrit të zemërimit të tij.
9
Tym doli nga flegrat e hundës së tij e nga goja e tij zjarr shkrumbues. Thëngjij përvëlues prej tij flakëruan.
10
Qiejt i uli e zbriti poshtë, me një re të errët nën këmbë.
11
Hipur mbi një kerub fluturoi, u shfaq mbi krahët e erës.
12
Errësirën e hodhi rreth vetes, tendë iu bënë retë e dendura si ujërat e errëta.
13
Prej shkëlqimit të tij flakëronte prush i zjarrtë.
14
Zoti bëri të gjëmojnë qiejt, i Tejlarti bëri t'i dëgjohet zëri.
15
Shigjetat e tij dërgoi dhe i shpërndau, me rrufe i gjuajti e i shpartalloi.
16
Burimet e deteve u dukën, themelet e tokës u zbuluan, prej qortimit tënd, o Zot, prej shfryrjes së flegrave të tua.
17
Dorën shtriu nga lart e më kapi, më nxori prej ujërave të shumtë.
18
Më shpëtoi nga armiq të fuqishëm, nga ata që më urrenin, që ishin më të fortë se unë.
19
M'u vërsulën ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti u bë përkrahësi im.
20
Më nxori në vend të hapur, më shpëtoi se më kishte për zemër.
21
Kështu bëri Zoti me mua, se jam i drejtë, kështu më shpërbleu, se të pastra duart i kam.
22
Udhët e Zotit kam ndjekur e nuk jam larguar nga Perëndia im me ligësi.
23
Gjithë vendimet e tij i mbaj parasysh, nga rregullat e tij nuk shmangem.
24
Kam qenë i ndershëm me të dhe veten nga paudhësia e kam ruajtur.
25
Zoti më shpërbleu se jam i drejtë, se e pa që jam i pastër.
26
Njeriut besnik ti i qëndron besnik, me të ndershmin i ndershëm tregohesh.
27
Me njeriun e pastër tregohesh i pastër, por me të mbrapshtin tregohesh dinak.
28
Popullin e përvuajtur e shpëton, por sytë e krenarëve i ul poshtë.
29
O Zot, ti je dritëza ime. Perëndia im ma ndriçon errësirën.
30
Me ty do t'i sulmoj çetat plaçkitëse, me Perëndinë tim do t'i kapërcej muret.
31
Udha e Perëndisë është e përsosur, fjala e Zotit e sprovuar në zjarr, ai është mburojë i të gjithë atyre që kërkojnë strehë tek ai.
32
Kush tjetër është Perëndi veç Zotit? Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?
33
Perëndia që më dha forcë, e ma bëri udhën të përsosur.
34
Këmbët m'i bëri të shpejta si të drerit, në vende të larta më vuri të qëndroj.
35
Duart m'i mësoi për betejë, që krahët e mi të ndejnë hark bronzi.
36
Më dhe mburojën e shpëtimit tënd, përkrahja jote më madhëroi.
37
E shtrove udhën para hapave të mi e këmbët nuk më rrëshqitën.
38
I ndoqa pas armiqtë e i shtypa, nuk do të kthehem pa i shkatërruar.
39
U dhashë fund, i qëllova e më nuk ngrihen, ranë para këmbëve të mia.
40
Më dhe forcë për të luftuar e ata që m'u ngritën kundër nën këmbë m'i përkule.
41
I bëre armiqtë e mi të më kthejnë kurrizin, ata që më urrenin i zhbiva.
42
Hodhën vështrimin, por s'kishte kush t'i shpëtonte, i thirrën edhe Zotit, por nuk iu përgjigj.
43
I thërrmova si pluhurin që e merr era, i shkërmoqa e i shkela si baltën e rrugës.
44
Më çlirove nga grindjet e popullit, në krye të kombeve më vure, një popull që nuk më njihte më shërbeu.
45
Me të dëgjuar për mua, u bindën, bijtë e të huajve u përkulën para meje.
46
U zbehën, u drodhën, e nga fortesat e tyre dolën.
47
Zoti është i gjallë! Bekuar qoftë shkëmbi im! Perëndia u madhëroftë, ai, shkëmbi i shpëtimit tim!
48
Ai merr shpagim për mua, popujt nën këmbë m'i nënshtron,
49
nga armiqtë e mi më çliron. Ti më ngre mbi kundërshtarët e mi, prej njeriut të dhunshëm më shpëton.
50
Ndaj të përlëvdoj mes kombeve, o Zot, emrin tënd përhimnoj.
51
Zoti ia shton fitoret mbretit të tij, tregon mirësi përjetë ndaj të vajosurit të vet, Davidit e gjithë pasardhësve të tij».
← Chapter 21
Chapter 23 →