bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
2 Chronicles 17
2 Chronicles 17
albanian-2018
1
Pas Asait mbretëroi i biri, Joshafati. Joshafati u bë edhe më i fortë kundër Izraelit.
2
Ai vendosi ushtri në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe vuri njësi ushtarake anekënd vendit të Judës, si edhe në qytetet e Efraimit, që kishte pushtuar i ati, Asai.
3
Zoti ishte me Joshafatin, sepse ai u soll si Davidi, paraardhësi i tij, në fillimet e mbretërimit të tij, dhe nuk u dha pas Baalëve.
4
Ai i shërbeu Perëndisë së atit të tij dhe u soll sipas urdhërimeve të tij e jo sipas veprave të Izraelit.
5
Zoti e bëri mbretërimin e Joshafatit të qëndrueshëm dhe i gjithë populli i Judës i solli dhurata. Kështu, Joshafati fitoi shumë lavdi e pasuri.
6
Ai eci me gjithë zemër sipas udhëve të Zotit dhe i hoqi përsëri nga Juda faltoret në vende të larta dhe shtyllat e Asherasë.
7
Në vitin e tretë të mbretërimit të tij, Joshafati dërgoi zyrtarët e tij, Benhailin, Abdinë, Zakarinë, Netanelin dhe Mikahun për të mësuar popullin e qyteteve të Judës.
8
Bashkë me ta dërgoi edhe levitët Shemajah, Netanjah, Zebadjah, Asahel, Shemiramot, Jonatan, Adonjah, Tobi dhe Tob Adonjah, si edhe priftërinjtë Elishama dhe Jehoram.
9
Ata shkuan në të gjitha qytetet e Judës për të mësuar popullin dhe morën me vete librin e ligjit të Zotit.
10
Frika e Zotit i pushtoi të gjitha mbretëritë e vendeve në kufi me Judën dhe askush nuk u ngrit për të luftuar kundër Joshafatit.
11
Disa filistinë i sollën Joshafatit dhurata dhe tagra argjendi, ndërsa arabët i sollën shtatë mijë e shtatëqind desh dhe shtatë mijë e shtatëqind cjep nga bagëtitë e tyre.
12
Joshafati bëhej gjithnjë e më i fortë. Ai ndërtoi fortesa në Judë dhe qytetet ku grumbulloheshin tëmotjet.
13
Në qytetet e Judës ai kishte grumbulluar tëmotje të shumta dhe në Jerusalem mbante luftëtarë të fortë e trima.
14
Luftëtarët ishin ndarë në këto njësi sipas familjeve të Judës: nga fisi i Judës kryemijësi Adnah u printe treqind mijë luftëtarëve trima.
15
Mandej vinin Jehohanani, që u printe dyqind e tetëdhjetë mijë luftëtarëve,
16
dhe Amasjahu, biri i Zikriut, që i ishte përkushtuar Zotit e që u printe dyqind mijë luftëtarëve trima.
17
Prej fisit të Benjaminit ishte luftëtari trim Eliadai, i cili u printe dyqind mijë luftëtarëve të armatosur me harqe e me shqyte,
18
dhe Jehozabadi që u printe njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarëve të armatosur.
19
Të gjithë këta ishin në shërbim të mbretit, pa përfshirë luftëtarët që mbreti kishte caktuar në qytetet e fortifikuara anembanë Judës.
← Chapter 16
Chapter 18 →