bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
2 Chronicles 12
2 Chronicles 12
albanian-2018
1
Kur mbretëria e Rehoboamit u bë më e fortë dhe më e qëndrueshme, ai e mbarë Izraeli e braktisën ligjin e Zotit.
2
Për shkak të mëkateve të tyre kundër Zotit, në vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku, mbreti i Egjiptit sulmoi Jerusalemin
3
me një mijë e dyqind qerre lufte, gjashtëdhjetë mijë kalorës dhe me luftëtarë të panumërt libianë, sukitë dhe kushitë, që kishin ardhur bashkë me të nga Egjipti.
4
Shishaku pushtoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe arriti deri në Jerusalem.
5
Atëherë profeti Shemajah shkoi te Rehoboami dhe te prijësit e Judës, që ishin mbledhur në Jerusalem për shkak të sulmit të Shishakut, e u tha: «Kështu thotë Zoti: “Ju më latë mua, prandaj edhe unë ju lashë në duart e Shishakut”».
6
Atëherë prijësit e Izraelit dhe mbreti u përulën e thanë: « Zoti është i drejtë».
7
Kur Zoti e pa përulësinë e tyre, i foli Shemajahut e i tha: «Meqenëse u përulën, nuk do t'i shkatërroj. Pas pak do t'u sjell shpëtimin dhe nuk do ta derdh zemërimin tim mbi Jerusalemin përmes Shishakut.
8
Por do të bëhen skllevër të Shishakut, që ta kuptojnë ç'do të thotë të më shërbejnë mua e ç'do të thotë t'u shërbejnë mbretërve të tokës».
9
Shishaku, mbreti i Egjiptit, e sulmoi Jerusalemin dhe plaçkiti thesaret e tempullit të Zotit, thesaret e pallatit mbretëror e gjithçka tjetër. Ai plaçkiti edhe shqytet e arta që kishte punuar Solomoni.
10
Në vend të tyre mbreti Rehoboam bëri shqyte bronzi dhe ua dorëzoi krerëve të ushtarëve, që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror.
11
Sa herë që mbreti shkonte në tempullin e Zotit, ushtarët vinin e merrnin shqytet dhe i kthenin sërish në vendin ku mbaheshin armët.
12
Meqenëse mbreti e përuli veten, Zoti e largoi zemërimin prej tij dhe nuk e shkatërroi plotësisht. Për më tepër, në Judë pati edhe gjëra të mira.
13
Mbreti Rehoboam u mëkëmb sërish në Jerusalem dhe vazhdoi të mbretëronte. Rehoboami ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi për shtatëmbëdhjetë vjet në Jerusalem, në qytetin që vetë Zoti e kishte zgjedhur mes fiseve të Izraelit për të vendosur emrin e tij. E ëma e Rehoboamit quhej Naamë dhe ishte amonite.
14
Rehoboami bëri çka është keq, sepse nuk u dha pas Zotit me gjithë zemër.
15
Bëmat e hershme dhe të vonshme të Rehoboamit janë të shkruara në Kronikat e profetit Shemajah dhe në Shënimet e Breznive të Idoit, atij që shihte vegime. Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati përherë luftë.
16
Rehoboami u preh me paraardhësit e tij dhe e varros në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi i biri, Abijahu.
← Chapter 11
Chapter 13 →