bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Samuel 7
1 Samuel 7
albanian-2018
1
Disa njerëz nga Kirjat Jearimi erdhën dhe e morën arkën e Zotit. E sollën te shtëpia e Abinadabit, në një kodër, dhe shuguruan birin e tij, Eleazarin, që të përkujdesej për arkën e Zotit.
2
Gjatë gjithë kohës që arka qëndroi në Kirjat Jearim, dhe ajo qëndroi aty për një kohë të gjatë, njëzet vjet, tërë shtëpia e Izraelit i përgjërohej Zotit.
3
Atëherë Samueli i tha tërë shtëpisë së Izraelit: «Nëse doni të ktheheni me gjithë zemër drejt Zotit, hiqini prej mesit tuaj perënditë e huaja dhe Ashtarotën. Përkushtojuni me zemër Zotit, shërbejini vetëm atij e ai do t'ju shpëtojë prej dorës së filistinëve».
4
Izraelitët i hoqën Baalët e Ashtarotën dhe i shërbyen vetëm Zotit.
5
Samueli u tha: «Mblidhni gjithë Izraelin në Micpah, që t'i lutem Zotit për ju».
6
Si u mblodhën në Micpah, nxorën ujë, e derdhën para Zotit dhe atë ditë agjëruan aty duke thënë: «Kemi mëkatuar para Zotit ». Samueli ishte gjyqtar i Izraelit në Micpah.
7
Filistinët dëgjuan se izraelitët ishin mbledhur në Micpah dhe dërguan princat kundër tyre. Kur e morën vesh këtë, izraelitët patën frikë prej filistinëve,
8
prandaj i thanë Samuelit: «Lutu për ne pa pushim që, Zoti, Perëndia ynë, të na shpëtojë nga dora e filistinëve».
9
Atëherë Samueli mori një qengj qumështor e ia kushtoi Zotit si fli shkrumbimi. Pastaj i thirri Zotit për hir të Izraelit e Zoti iu përgjigj.
10
Teksa Samueli po kushtonte flinë e shkrumbimit, filistinët u afruan të sulmonin Izraelin. Por Zoti i hutoi duke gjëmuar fort kundër filistinëve atë ditë, prandaj ata ia mbathën para Izraelit.
11
Izraelitët i ndoqën prej Micpahut e u ranë deri në Bet Har.
12
Atëherë Samueli mori një gur, e vendosi mes Micpahut e Shenit dhe e quajti Eben Ezer, sepse tha: «Deri këtu na ndihmoi Zoti ».
13
Kështu, filistinët u mposhtën e nuk i shkelën më tokat e Izraelit. Dora e Zotit i shtypi filistinët gjatë gjithë jetës së Samuelit.
14
Izraelit iu rikthyen qytetet që filistinët kishin kapur më parë, nga Ekroni deri në Gat. Izraeli i çliroi tokat e veta prej duarve të filistinëve dhe bëri paqe edhe me amoritët.
15
Samueli qe gjyqtar i Izraelit gjatë gjithë jetës së vet.
16
Ai kthehej çdo vit në Betel, në Gilgal, në Micpah dhe shërbente si gjykatës i Izraelit në gjithë këto vende.
17
Pastaj kthehej në shtëpinë e vet, në Ramah. Atje shërbente si gjyqtar i Izraelit. Atje ndërtoi edhe një altar për Zotin.
← Chapter 6
Chapter 8 →