bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Samuel 26
1 Samuel 26
albanian-2018
1
Zifitët shkuan te Sauli në Gibeah e i thanë: «Davidi po fshihet në malësinë e Hakilahut, kundruall Jishmonit».
2
Sauli u ngrit e shkoi në shkretëtirën e Zifit për të kërkuar Davidin. Me të ishin tre mijë izraelitë të përzgjedhur.
3
Sauli fushoi buzë rrugës në malësinë e Hakilahut që ishte kundruall Jishmonit. Davidi banonte në shkretëtirë e, kur pa se Sauli po e ndiqte në shkretëtirë,
4
dërgoi përgjues dhe mësoi vendin ku kishte mbërritur Sauli.
5
Pastaj ai u ngrit e shkoi ku fushonte Sauli. Davidi e vrojtoi vendin ku pushonin Sauli e Abneri, biri i Nerit, prijësi i ushtrisë. Në mes të fushimit po pushonte Sauli me ushtrinë përreth.
6
Atëherë Davidi i tha Ahimelek Hititit e Abishait, birit të Cerujahut, vëllait të Joabit: «Kush do të zbresë me mua te fushimi i Saulit?». Abishai i tha: «Do të zbres unë me ty».
7
Davidi e Abishai shkuan gjatë natës tek ushtria. Sauli po flinte në fushim me heshtën e ngulur në tokë pranë kokës. Abneri e ushtria flinin përreth tij.
8
Abishai i tha Davidit: «Sot Perëndia ta ka lënë në dorë armikun. Më lër ta ngul në tokë me një të rënë të heshtës pa e goditur dy herë».
9
Por Davidi i tha: «Mos i bëj keq. Kush ngre dorë kundër të vajosurit të Zotit dhe mbetet i pafajshëm?».
10
Davidi shtoi: «Pasha Zotin, ose do ta godasë Zoti, ose do t'i vijë vdekja vetë, ose do të bjerë në luftë e do të marrë fund.
11
Mos e thëntë Zoti që unë të ngre dorë kundër të vajosurit të Zotit. Merrja heshtën pranë kokës e katruven e ujit dhe eja të ikim».
12
Davidi mori heshtën e katruven e ujit, që ishin pranë kokës së Saulit, e ata ikën. Askush nuk i pa, askush nuk mori vesh gjë e askush nuk u zgjua. Të gjithë po flinin, se i kishte zënë një gjumë i thellë prej Zotit.
13
Davidi kaloi në anën tjetër e qëndroi në majë të malit. Ata ishin shumë larg njëri-tjetrit.
14
Atëherë Davidi i thirri ushtrisë e Abnerit, birit të Nerit, e u tha: «Përgjigjmu, o Abner!». Abneri ia ktheu: «Kush je ti që po i thërret mbretit?».
15
Davidi i tha: «A je burrë? Kush është si ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte, zotërinë tënd, mbretin? Dikush nga populli erdhi t'i bënte keq mbretit, zotërisë tënd.
16
Kjo nuk është gjë e mirë. Pasha Zotin, ju meritoni të vdisni, se nuk e keni ruajtur zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit. Shikoni, pra, a nuk janë këto heshta e katruvja e ujit që mbante te koka mbreti?».
17
Sauli e njohu zërin e Davidit e i tha: «A është zëri yt ky, o David, biri im?». Davidi iu përgjigj: «Po, imzot, mbret».
18
Ai shtoi: «Përse e përndjek kështu shërbëtorin tënd, imzot? Çfarë kam bërë? Ç'faj kam?
19
Dëgjoje, pra, o imzot, fjalën e shërbëtorit tënd. Nëse të ka ngucur Zoti kundër meje, atë e qetësoftë flija erëkëndshme! Por, në qofshin njerëzit, mallkuar qofshin para Zotit, se më kanë hequr nga trashëgimia e Zotit e më kanë thënë: “Ik e shërbeju perëndive të tjerë!”.
20
Prandaj mos e lër gjakun tim të derdhet larg pranisë së Zotit, se mbreti i Izraelit ka dalë të ndjekë një plesht, a thua se po gjuan ndonjë thëllëzë mali».
21
Atëherë Sauli i tha: «Kam mëkatuar! Kthehu biri im, David, se nuk do të të bëj më keq. Sot tregove se jeta ime është e shtrenjtë për ty. Kam vepruar si i marrë e kam gabuar shumë rëndë!».
22
Davidi iu përgjigj: «Ja ku e ke heshtën, o mbret. Dërgo një nga djelmoshat ta marrë.
23
Zoti shpërbleftë këdo sipas drejtësisë e besnikërisë së vet! Sot ai të dorëzoi në duart e mia, por unë nuk desha të ngrija dorë kundër të vajosurit të Zotit.
24
Siç ishte sot jeta jote e shtrenjtë për mua, ashtu është edhe jeta ime para Zotit. Ai më shpëtoftë prej çdo rreziku!».
25
Sauli i tha Davidit: «Bekuar qofsh, o David, biri im. Të priftë e mbara në çdo gjë që bën». Atëherë Davidi shkoi udhës së vet e Sauli u kthye në vendin e vet.
← Chapter 25
Chapter 27 →