bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Peter 5
1 Peter 5
albanian-2018
1
U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet:
2
ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë.
3
Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën
4
dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.
5
Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse Perëndia u kundërvihet kryelartëve, ndërsa të përulurve u jep hir.
6
Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur.
7
Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
8
Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë.
9
Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë.
10
Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.
11
Atij i qoftë pushteti, në shekuj të shekujve! Amen!
12
Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!
13
Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.
14
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!
← Chapter 4