bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Kings 4
1 Kings 4
albanian-2018
1
Mbreti Solomon mbretëronte mbi mbarë Izraelin.
2
Zyrtarët e lartë të mbretërisë së tij ishin Azarjahu, biri i Cadokut, prift;
3
Elihorefi e Ahijahu, të bijtë e Shishait, shkrues; Joshafati, biri i Ahiludit, shkresar;
4
Benajahu, biri i Jehojadait, kreu i ushtrisë; Cadoku dhe Abiatari, priftërinj;
5
Azarjahu, biri i Natanit, kreu i qeveritarëve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit;
6
dhe Ahishari, mbikëqyrësi i oborrit mbretëror dhe Adonirami, biri i Abdait, mbikëqyrësi i punës së detyruar.
7
Solomoni kishte dymbëdhjetë qeveritarë, në të gjithë Izraelin, që kujdeseshin për mbretin dhe për shtëpinë e tij. Secili prej tyre, sipas radhës, i dërgonte mbretit çfarë i nevojitej për çdo muaj.
8
Emrat e tyre ishin këta: Ben Huri në malësinë e Efraimit;
9
Ben Dekeri në Makac, Shalbim, Bet Shemesh dhe Ejlon Bet Hanan;
10
Ben Hesedi në Arubot, të cilit i takonte edhe Sokohu bashkë me mbarë vendin e Heferit;
11
Ben Abinadabi, i cili ishte martuar me bijën e Solomonit, në gjithë krahinën kodrinore të Dorit;
12
Banahu, biri i Ahiludit, në Tanak, Megido, në mbarë krahinën e Bet Sheanit, që ndodhej poshtë Cartanit, në jug të Izrelit, nga Bet Sheani, deri në Abel Meholah e deri përtej Jokmeamit;
13
Bengeberi në Ramot të Gileadit, të cilit i takonin edhe fshatrat e Jairit, birit të Manaseut, që ndodhen në Gilead, bashkë me krahinën e Argobit në Bashan, gjithsej gjashtëdhjetë qytete të mëdha, të rrethuara me mure dhe me porta me shula bronzi;
14
Ahinadabi, biri i Idoit, në Mahanaim;
15
Ahimaci në Neftali, edhe ai i martuar me një nga bijat e Solomonit, Basematën;
16
Banahu, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot;
17
Joshafati, biri i Paruahut, në Isahar;
18
Shimei, biri i Elait, në Benjamin;
19
dhe Geberi, biri i Uriut, në tokën e Gileadit, në tokën e Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe Ogut, mbretit të Bashanit. Kishte edhe një qeveritar në vendin e Judës.
20
Banorët e Judës e të Izraelit ishin të shumtë sa rëra e detit. Ata hanin e pinin e jetonin të lumtur.
← Chapter 3
Chapter 5 →