bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Chronicles 20
1 Chronicles 20
albanian-2018
1
Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Joabi i priu ushtrisë, rrënoi tokën e amonitëve dhe shkoi e pushtoi Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Joabi e goditi Rabahun dhe e rrafshoi.
2
Davidi ia hoqi nga koka kurorën mbretit të tyre dhe pa se peshonte më shumë se tridhjetë kilogramë ar dhe kishte një gur të çmuar. Kurorën ia vunë në kokë Davidit. Ai mori nga ai qytet plaçkë shumë të madhe.
3
Popullin që banonte aty e dëboi dhe e vuri të punonte me sharra, kazma hekuri e sëpata. Davidi veproi njësoj me të gjitha qytetet e amonitëve. Pastaj u kthye në Jerusalem me mbarë popullin.
4
Pas këtyre ngjarjeve plasi lufta kundër filistinëve në Gezer. Sibeka Hushatiti vrau Sipain, njërin prej pasardhësve të refaitëve, dhe filistinët u nënshtruan.
5
Pati edhe një tjetër luftë me filistinët dhe Elhanani, biri i Jairit, vrau Lahmiun, vëllanë e Goliat Gititit, që e kishte dorëzën e heshtës porsi boshti i tezgjahut.
6
Edhe në Gat u bë luftë. Aty u gjet një burrë shtatmadh, me nga gjashtë gishtërinj në secilën dorë e nga gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër. Edhe ai ishte pasardhës i Rafait.
7
Kur ai i përqeshi izraelitët, e vrau Jonatani, biri i Shimeait, të vëllait të Davidit.
8
Këta i kishin lindur Rafait në Gat. Ata ranë prej dorës së Davidit e shërbëtorëve të tij.
← Chapter 19
Chapter 21 →