bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Chronicles 18
1 Chronicles 18
albanian-2018
1
Pas kësaj Davidi i mundi filistinët, i nënshtroi dhe mori Gatin me fshatra.
2
Pastaj mundi Moabin dhe moabitët u bënë skllevër të Davidit, të cilit i jepnin tagrin.
3
Davidi mundi edhe Hadadezerin, mbretin e Cobah Hamatit, kur ai po shkonte për të ngritur një përmendore për vete pranë lumit Eufrat
4
dhe i mori një mijë karroca, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi u theu kërcinjtë të gjithë kuajve, përveç atyre që iu deshën për njëqind karroca.
5
Arameasit e Damaskut i erdhën në ndihmë Hadadezerit, mbretit të Cobahut, por Davidi vrau njëzet e dy mijë arameas.
6
Pastaj Davidi vendosi një njësi në Aram të Damaskut. Arameasit iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin. Zoti e shpëtonte Davidin ngado që shkonte.
7
Davidi mori parzmoret e arta të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.
8
Edhe nga Tibhati e nga Kuni, qytete të Hadadezerit, mori një sasi të madhe bronzi, me të cilin Solomoni bëri detin prej bronzi, shtyllat dhe enët e bronzta.
9
Kur Toiu, mbreti i Hamatit, dëgjoi se Davidi e kishte mundur tërë ushtrinë e Hadadezerit, mbretit të Cobahut,
10
dërgoi te Davidi birin e tij, Hadoramin, për ta përshëndetur e për ta bekuar, sepse i kishte shpallur luftë Hadadezerit dhe e kishte mundur. Hadadezeri ishte në luftë me Toiun. Ai i dërgoi edhe enë ari, argjendi e bronzi.
11
Mbreti David ia kushtoi Zotit edhe ato, bashkë me argjendin e arin që kishte marrë prej të gjitha kombeve, prej edomitëve, moabitëve, amonitëve, filistinëve e amalekitëve.
12
Abishai, biri i Cerujahut, shpartalloi tetëmbëdhjetë mijë edomitë në luginën e Kripës.
13
Ai vendosi njësi në Edom dhe të gjithë edomitët iu nënshtruan Davidit. Zoti e shpëtonte Davidin ngado që shkonte.
14
Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin dhe veproi drejt e me drejtësi me mbarë popullin e vet.
15
Joabi, biri i Cerujahut, ishte në krye të ushtrisë. Joshafati, biri i Ahiludit, ishte shkresari.
16
Cadoku, biri i Ahitubit, e Abimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, ndërsa Shavshai ishte shkruesi.
17
Benajahu, biri i Jehojadait, ishte kreu i keretitëve e peletitëve, ndërsa bijtë e Davidit ishin të parët përkrah mbretit.
← Chapter 17
Chapter 19 →