bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Romans 13
Romans 13
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Çdo shpirt le t’i unjë kryetë pushtetevet të larta, sepse s’ka pushtet prej vetiu, veç prej Perëndisë; edhe ato [pushtetetë] që janë, jan’ urdhëruarë nga Perëndia.
2
Përandaj ay që i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, do të marrënë gjykim mbë vetëhet të tyre.
3
Sepse urdhërtarëtë nukë janë frik’ e punëvet mira, po të ligavet. Do pra të mos keç frikë pushtetinë? Bëj të mirënë, edhe do të keç lavduratë nga ay.
4
Sepse urdhërtari është shërbëtori i Perëndisë të ti për të mirënë. Po ndë bëfsh të ligënë, kij frikë; sepse nuk e mban kot thikënë, sepse është shërbëtori i Perëndisë, që merr shpagim për të bërë zemëratë kundrë ati që punon të ligënë.
5
Përandaj është nevojë të unjç kryetë, jo vetëmë për zemëratënë, po edhe për ndërgjegjëjenë.
6
Sepse përandaj paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për të shikuarë këtë punë.
7
U lani pra të gjithëve detyratë; ati që është për pagesë, pagesënë; ati që është për të pasurë frikë, frikënë; ati që është për të pasur nderë, nderinë.
8
Asndonjërit mos i kini detyrë asgjë, veç të doni njëri tiatrinë; sepse ay që do tiatrinë, ka mbushurë nominë.
9
Sepse këjo: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Mos dëshëronjç“, edhe çdo tiatërë porosi ndë qoft që të jetë, shkurtonetë ndë këtë fialë, domethënë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
10
Dashuria nuk’ i bën keq të afërmit; dashuria pra është të mbushurit’ e nomit.
11
Edhe këtë më fort, tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë.
12
Nata u thye, e dita u afrua; le të hethmë pra teje punët’ e errësirësë, le të veshmë armët’ e dritësë.
13
Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të dejtura, jo ndër shtratëra kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndë qarta e ndë cmir;
14
Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë.
← Chapter 12
Chapter 14 →