bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Revelation 8
Revelation 8
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe kur hapi të shtattënë vulë, u bë pushim ndë qiell sindo një gjysëm ore.
2
Edhe pashë të shtatë ëngjëjtë, të cilëtë rrininë përpara Perëndisë, edhe u dhanë atyreve shtatë trumbeta.
3
Edhe erdhi një tiatër’ ëngjëll, edhe qëndroj mbi theroret, e mbante një tymtar t’ artë; edhe iu dhanë ati shumë qemëra, që t’i bierë bashkë me të falurat’ e gjithë shënjtorëvet mbë theroren’ e artë që është përpara fronit.
4
Edhe hipi tymi i qemëravet me të falurat’ e shënjtorëvet prej dorës’ ëngjëllit përpara Perëndisë.
5
Edhe ëngjëlli mori tymtarinë, edhe e mbushi nga ziarri theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima e tërmet.
6
Edhe të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë trumbetatë u bënë gati që t’u bienë trumbetavet.
7
Edhe ëngjëlli i parë i ra trumbetësë; edhe u bë breshër e ziarr përzierë me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta e drurëvet u doq; edhe çdo bar i ngjomë u doq.
8
Edhe ëngjëlli i dytë i ra trumbetësë, edhe posi një mal i math diegurë me ziarr u hoth ndë det.
9
Edhe e treta e detit u bë gjak; edhe vdiq e treta e kriesavet gjalla që ishinë ndë det; edhe e treta e lundravet u prish.
10
Edhe i treti ëngjëll i ra trumbetësë, edhe ra nga qielli një yll i math që digjej si llambadhe, edhe ra mbi të tretën’ e lumravet, edhe mbi kronet të ujëravet.
11
Edhe emëri i yllit thuhet’ Apsinth; edhe e treta e ujëravet u bë apsinth, edhe shumë njerës vdiqnë nga ujëratë, sepse u hidhëruanë.
12
Edhe ëngjëlli i katrëtë i ra trumbetësë, edhe u plagos e treta e diellit, edhe e treta e hënësë, edhe e treta e yjevet, që të errësonet’ e treta e atyreve, edhe dita të mos ndritnjë të tretën’ e saj, edhe nata po kështu.
13
Edhe pashë, edhe dëgjova një ëngjëll tuke fluturuarë ndë mes të qiellit, që thoshte me zë të math: “Mjer, mjer, mjer ata që rrinë mbë dhet, për zërat’ e tierë të trumbetësë të tre ëngjëjvet që do t’u bienë trumbetavet.”
← Chapter 7
Chapter 9 →